1Sepse Ara e Moabit u prish natënë, edhe u shua, sepse Qira e Moabit u prish natënë, edhe u shua,
2hipi ndë shtëpit, edhe ndë Dibon, ndër vënde të lartë, që të klante. Moabi do të klanjë me ulërimë për Nebojënë, edhe për Medebajënë; gjithë krerëvet do t’u bienë leshratë, ç’do miekrë do të rruhetë.
3Ndëpër udhët të tyre do të jenë ngjeshurë me thasë; mbi dhomat’ e tyre, e ndëpër rrugat’ e tyre të gjithë do të ulërinjënë me të klarë të math.
4Edhe Heshbona do të klëthasë, edhe Elealeha; klithma e atyreve do të dëgjonetë gjer ndë Jahazë, përandaj burrat’ e armatosurë të Moabit do të klanjënë me ulurimë, shpirti i atyreve do të klanjë me ulërimë për ata.
5Zemëra ime do të klëthasë për Moabinë; të prishurit’ e ati (do të sulenë) gjer ndë Zoarë posi një mushqerrë tri vieç, sepse tuke klarë do të ngjitenë përpietë Luithësë, sepse ndë udhët të Horonaimësë do të ngrerë zë prishëje,
6sepse ujërat’ e Nimrimësë do të shtronjënë, sepse bari u tha, barishtë s’mbeti, s’ka fare bar të ngjomë.
7Përandaj të plotët’ e atyreve që mbëlothnë, edhe ajo që u vu mbë-nj’-anë, do të bihetë ndë grykët të shelqevet.
8Sepse zëri harriu përqark malevet Moabit, të klarët’ e asaj gjer ndë Egllaim, edhe të klarët’ e asaj ndë Beer-elim.
9Sepse ujërat’ e Dimonit do të mbushenë me gjak, sepse do të bie mbi Dimonë edhe më (të këqia), leonë mbi atë që shpëtoi nga Moabi, edhe mbi të mbeturat të vëndit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.