isaia 57 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1I dreiti vdes, edhe asndonjë nuk’ e vë ndër mënt, edhe njerëzit’ e përdëllyershim mbëlidhenë, pa kupëtuarë ndonjë, se i dreiti mbëlidhetë përpara së keqesë.

2Do të hynjë ndë paqtim: ata që ecënjënë ndë të pafal të tyre, do të prëhenë ndër shtretet të tyre.

3Po ju të bijt’ e magjistaresë, farë kurvari e kurve, afrohi këtu.

4Kundrë kujt kënaqi? Kundrë kujt sgjëruatë golënë, shtritë gluhënë? A nukë jeni ju djem panomie, farë gënjeshtre,

5ju që ngrohi me idhullat ndënë ç’do dru të gjelbëtë, tuke therë djemtë ndër të çarat të malit ndënë shkrepat të shkëmbevet?

6Piesa jote (është) ndë mest të zajevet përronjvet; këta, këta (janë) trashëgimi yt, edhe ndër ata derdhe kurbane të spërkaturi, prure dhuratë prej brumesh; a sos i kam këto për të pëlqyerë?

7Mbi mal të lartë e të math vure shtratinë tënt, edhe atie hipe që të bënjç kurban.

8Edhe prapa dyeret e pragjevet ngrehe të përmënduritë t’at, sepse sbulove (vetëhenë tënde tuke larguarë) prej meje, edhe hipe, sgjërove shtratnë tënt, edhe u bëre me një fialë me ata; deshe shtratin’ e atyreve, sgjodhe vëndetë;

9po vajte edhe te mbëreti me të lyera, edhe shtove erërat’ e mira, edhe dërgove lark të laimët’ e tu edhe unje (vetëhenë tënde) gjer ndë varr.

10U mundove nd’ udhët tënde të gjatënë, (edhe) nukë the: (Mundonem) kot; gjete të rruarëtë me dorënë tënde, përandaj nuk’u lodhe.

11Edhe prej kujt drove, a pate frikë, që të gënjejsh, edhe të mos më kujtojsh, as mos e vësh (këtë) ndër mënt? A nuk’ (është) më fort, (sepse) unë pushova që kurë, (përandaj) ti nuk më pate frikë?

12Unë do të tregonj dreitërinë tënde, edhe punët’ e tua, po nukë do të të bënjënë dobi.

13Kur të klëthaç, le të të shpëtonjënë shokët’ e tu, po era do t’i rrëmbenjë ata të gjithë, kotësira do t’i marrë (ata); po kush shpëren mbë mua do të trashëgonjë dhenë, edhe do të fitonjë malinë t’im të shënjtëruarë.

14Edhe do të them: Lartoni, Lartoni, bëni gati udhënë, nxirni jashtë pengesënë nga udha e gjëndëjesë s’ime.

15Sepse kështu thot’ i Larti edhe i Siprëmi, ay që rri ndë jetët të gjatë, që (e ka) emërinë Shënjt: Unë rri ndër (vënde) të lartë, edhe ndë (vënt) të shënjtëruarë, edhe bashkë me atë që ka shpirt të thyerë edhe të unjurë, që t’i ap jetë shpirtit të përunjuret, edhe t’i ap jetë zemërësë të thyeret.

16Sepse nukë do të hahem për gjithë jetënë, as nukë do të jem përherë i zemëruarë, sepse do të humbasënë përpara meje fryma, edhe shpirtratë që bëra.

17U zemëruashë për panomin’ e fëtimit ndyrë t’ati, edhe i rash’ ati; fsheha faqenë t’ime, edhe u zemëruashë, po ay ecëte, përpara nd’ udhët të zëmrësë ti.

18Pash’ udhët’ e ati edhe do t’e shëronj, edhe do t’i heq udhën’ ati, edhe do t’i ap përsëri ngushullime ati, edhe të helmuaret ati.

19Unë ndërtonj pemën’ e buzëvet: Paqtim, paqtim, mbë të largun’ e mbë t’afërminë, thotë Zoti. Edhe do t’e shëronj atë.

20Po të pabesëtë janë posi deti, kur fryhetë, edhe nukë munt të pushonjë, edhe valët’ e ati hedhënë jashtë llum e baltë.

21Paqtim nukë do të jetë për të pabesëtë, thotë Perëndia im.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help