fjalët e urta 30 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Fialët’ e Agurit, të birit Jakehut, (do me thënë) profitia që i foli njeriu Ithiilit, Ithiilit edhe Ukalit.

2Me të vërtetë unë jam më i marri i njerëzet, edhe urtësi njeriu nukë (gjëndetë) tek unë;

3edhe nukë xura diturinë, as nukë di mëndëjen’ e kafshavet shënjtëruara.

4Cili hipi ndë qiell edhe sbriti? Cili mbëlodhi erënë ndër duart të tia? Cili lidhi ujëratë ndë rrobët? Cili forcoi gjith’ anët’ e dheut? Ç’ (ësht’) emëri i ati? Edhe ç’(ësht’) emëri i të birit, ndë e di?

5Ç’do fialë Perëndie ësht’ e provuarë, është mburonjë ndër ata që shpërenjënë mb’ atë.

6Mos shto gjë ndër fialët’ t’ati, se mos të provonjë, edhe del gënjeshtar.

7Dy kafsha kërkonj prej teje, mos m’i mohonjç (këto) përpara se të vdes:

8të mërgonjç prej meje kotësirë e fialë të rreme; të mos më apsh vobezi e gjë; ushqe-më me pak ushqim:

9se mos nginjem, e të mohonj, e them: Ç’ (është) Zoti? A se mos ndodhem i vobek, e vieth, e zë emërin’ e Perëndisë t’im (mbë të kotë).

10Mos zërë n’golë për të keq shërbëtorinë tek i zoti, se mos të mallëkonjë, e të zë fali.

11(Ka) bres që mallëkon tanë, edhe nukë bekon t’ëmënë.

12(Ka) bres të këthiellëtë ndër syt të ti, po nuk’ është larë nga ndyrësira e ti.

13(Ka) bres, të cilit sa të lartë janë sytë, edhe (sa) të ngriturë janë qepallat’ e ati!

14(Ka) bres, të cilit dhëmbëtë (janë) kordha, edhe dhëmballëtë thika, që të brenjënë të vobeqtë prej dheut, edhe të nevolëshimitë prej njerëzish.

15Piaveca ka dy bila, (që thërrasënë): Bierë, bierë. Këto të tria s’kanë të nginjurë (kurrë, po më fort këto) të katrëta nukë thonë (kurrë): Mjaft.

16Varri, edhe shtrati i shterpësë: dheu (që) nukë nginjetë me ujë, edhe zjarri (që nukë) thotë: Mjaft.

17Syri që përqesh tanë, edhe nukë do t’i dëgjonjë s’ëmësë, korbat’ e shkëmbit do ta hedhënë tej, edhe zoqt’ e shqiponjavet do ta hanë.

18Këto të tria janë të çudiçime tek unë, po më fort katrë kafsha nukë kupëtonj:

19Gjurmat’ e shqiponjësë ndë qiell, gjurmat’ e gjarpërit mbi shkëmpt, gjurmat’ e lundrësë ndë mes të detit edhe gjurmat’ e njeriut ndë të rit.

20E këtillë (ësht’) udha e kurvësë: ha, e mpshin buzët’ e saja, edhe thotë: Nukë bëra ndonjë punë të paudhë.

21Për tri (punë) përzihetë dheu, po më fort për katrë, (të cilatë) nukë munt të duronjë:

22për shërbëtorinë, kur mbëretëron; për të marrinë, kur nginjetë me bukë;

23për (gruan’) e mërziturë, kur martonetë, edhe për shërbëtorenë, kur sbon të zonjënë.

24Këto të katrëta (janë) fort të vogëla mbë dhet, po janë fort të mënçime:

25Melingonjatë, (që janë) një gjëndëje e pafuqishime, po ndë verë bënjënë gati të ngrënët’ e tyre;

26lepujtë, që janë një gjëndëje e pafuqishime, po bënjënë shtëpit’ e tyre mbi shkëmpt;

27karkalecatë, që s’kanë mbëret, po të gjithë dalënë bashkë tufë tufë;

28mirmanga (që) mbahetë për këmbësh, edhe rri ndëpër pallatet të mbëretëret.

29Këto të tria ecënjënë mirë, po më fort katrë ecënjënë hieshim:

30Leoni (që është) më i forti i shtëzet, edhe nukë kthenetë nga syt’ e ndonjëj;

31gjeli, edhe sqapi, edhe mbëreti, që është qarkuarë nga gjëndëja e ti.

32Ndë paç punuarë pa mënt tuke lartuarë vetëhenë tënde, edhe ndë paç menduarë (keq, vërë) dorënë mbi golët.

33Sepse kush rreh klumësht, nxier gjalpë, edhe kush shtrëngon hundënë, nxier gjak; edhe kush dhes zëmërim, nxier të zëna.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help