fjalët e urta 28 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Të paudhëtë ikënjënë pa i ndiekurë njeri, po të dreitëtë kanë zemërë posi leon.

2Për falet e vëndit (janë) shumë krerë, po me anë të njeriut urtë e të mënçim do të sgjatonetë mbëretëria.

3Njeriu i vobek që shtrëngon të vobeqtë, (është) posi shiu i rëndë që nuk’ ep bukë.

4Ata që lënë nomnë, lavdëronjënë të paudhëtë, po ata që ruanjënë nomnë lëftonjënë me ata.

5Njerëzit’ e liq nukë do të kupëtonjënë gjyq, po ata që kërkonjënë Zotinë do të kupëtonjënë të gjitha.

6Më i mirë (ësht’) i vobegu që ecën ndë të dreitët, se ay që ësht’ i shtrembëtë mb’ udhët, ndonëse ësht’ i pasurë.

7Kush ruan nomnë (është) dial’ i urtë, po miku i plënk-prishëset turpëron tanë.

8Kush shton pasëjën’ e ti prej uzuresë e prej lakëmimit, e mbëleth për atë që përdëllen të vobeqtë.

9Ay që kthen mbë-nj’-anë veshin’ e ti nga të dëgjuarët’ e nomit, edhe ata të falurit’ e ti (do të jetë) të ndohëtë.

10Kush shpie të dreitëtë mb’ udhë të ligë, ay vetë do të bierë ndë gropët të ti, po faqe-bardhëtë do të trashëgonjënë të miratë.

11Njeriu i pasurë kujton vetëhen’ e ti të diturë, po i vobegu i mënçim e qërton atë.

12Kur fitonjënë të dreitëtë, (është) lavdi e madhe, po kur lartonenë të paudhëtë, njerëzitë fshihenë.

13Kush fsheh falet’ e tia nukë do të venjë mbarë, po kush i rrëfen edhe heq dorë, do të përdëllehetë.

14Lum ay njeri që ka frikë përherë, po kush ashpëron zemërën’ e ti, do të bierë keq.

15Leoni që ulurin, edhe ariu që ka uri, (është) si i paudhi që urdhëron gjëndëje të vobegë.

16Ay zotëri që s’ka mënt, shton shtrëngatatë, po ay që uren rrëmbullënë do të sgjatonjë dit’ (e tia).

17Ay njeri që është faltuar për gjak njeriu, do të shpejtonjë ndë gropët, asndonjë nukë do t’e mbanjë atë.

18Kush ecën ndë të dreitët, do të shpëtonjë, po i shtrembëti nd’ udhët do të bierë përnjëherë.

19Kush punon dhen’ e ti, do të nginjetë me bukë, po kush u bie prapa njerëzet kotë, do të mbushetë me vobezi.

20Njeriu besëtar (do të ketë) shumë bekim, po kush nxiton të bënet’ i pasurë, nukë do të mbesë pa munduarë.

21Njeriu t’i mbajë anë tiatrit nuk’ është mirë, sepse (i këtilli) njeri do të punonjë paudhë për një copë bukë.

22Kush ka sy të lik nxiton të bënet’ i pasurë, edhe nuk’ e di se nevola do të vinjë mbi atë.

23Kush qërton njerinë, pastaj do të gjënjë më tepërë hirë, se atë që përkëdhel me gluhë.

24Kush vieth tanë a t’ëmënë, edhe thotë: Nuk’ është fal, ay është shoqi i kursarit.

25Kush është madhështuar ndë zemërët ndes qarta, po kush shpëren mbë Zotinë do të mahetë.

26Kush shpëren mbë zemërët të ti, ësht’ i marrë, po kush ecën me urtësi, ky do të shpëtonjë,

27Kush u ep të vobegjet, nukë do të ketë nevolë, po kush kthen sytë mbë-nj’-anë, do të (ketë) shumë mallëkime.

28Kur lartonetë të paudhëtë, njerëzitë fshihenë, po ndë humbëjet të tyre, të dreitëtë shtonenë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help