isaia 9 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Po nukë (do të jetë kaqë) niegullë ndë dhet të gjorë; nd’ ato kohëra të lashta bëri për mosgjë dhen’ e Zavullonit, edhe dhen’ e Nefthalimit; edhe ndër këto (kohëra) të vona bëri të lavduara (ato anë që janë) nga udh’ e detit, përtej Jordhanit, Galilen’ e kombavet.

2Ajo gjëndëja që ecënte nd’ errësirët pa dritë të madhe, edhe ndër ata që rrininë ndë dhe të hiesë mortëjesë, ndriti dritë mb’ ata.

3Shumove kombinë, i shtove ati gëzimnë; gëzonenë përpara teje pas gëzimit të korrit, sikundrë gëzonen’ ata që ndanjënë plaçkatë.

4Sepse ti theve sgjedhën e barrës’ ati, edhe stapin’ e supit ati, edhe frushkullën’ e ati që shtrëngon atë, posi ndë ditët të Madhiamit.

5Sepse ç’do tirk luftëtari që lëfton me zallahi, edhe (ç’do) të veshurë ngjyerë ndë gjak, do të jetë për të diegur’ e për lëndë zjarri.

6Sepse na lindi dialë, na u dha bir; edhe pushteti do të jetë mbi supt t’ati, edhe emëri i ati do të kluhetë: I çudiçim, Këshillëtar, Perëndi i fortë, At’ i jetësë që vien, I par’ i paqtimit.

7Të shtuarët’ e pushtetit (ati) e paqtimit (ati) nukë do të ketë funt, mbë fron të Dhavidhit, edhe mbë mbëretërit t’ati, që të vërë mbë sërë atë, edhe të forconjë atë, me gjyq e me dreitëri, që tashi e gjer ndë jetë (të jetëvet). Zëlia e Perëndisë ushtërivet do t’e bënjë këtë.

8Zoti dërgoi fialë te Jakovi, edhe ra mbi Israilinë.

9Edhe gjithë gjëndëja do t’e njohë, Efraimi edhe vëndësi i Samarisë, të cilëtë thonë me madhështi e me zëmërë të lartë:

10Plitharëtë ranë, po neve do të ndërtojmë me gurë të latuarë; drunjt’ e manavet u këputnë, po neve do t’i shkëmbejmë (me) dullenja.

11Përandaj Zoti do të ngrerë arëmiqt’ e Rezinit kundrë ati, edhe do të piekë bashkë arëmiqt’ e ati;

12Syrianëtë përparazi, edhe Filistejtë prapazi, edhe do të hanë Israilinë me golë të hapurë. Mbi gjithë këto zëmërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) po ndejturë.

13Po gjëndëja nukë këthenetë te ay që i ra, as nukë kërkonjënë Zotin’ e ushtërivet.

14Përandaj Zoti do të këputnjë nga Israili krye e bisht, degë e kulmak, për një ditë.

15Plaku edhe i nderëshimi, ay (është) kryetë, edhe ay profit që mëson gënjeshtra, ay (është) bishti.

16Sepse tuke lumëruarë këtë gjëndëje, e gënjenjënë, edhe ata që lumëronenë prej atyre, humbasënë.

17Përandaj Zoti nukë do të gëzonetë për dialoshat’ e atyreve, as nukë do të përdëllenjë të varfërit’ e të vat’ e atyreve, sepse të gjithë janë hipokritërë edhe keq-bërës, edhe ç’do golë flet paudhë. Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) ndejtur’ edhe më.

18Po panomia prish posi zjarri që ha drizat’ e gjëmbatë, edhe që digjetë flakë ndër pyeje të dëndurë; edhe ato do të hipënjënë si shtyllë mpshtiellurë me tym.

19Nga zëmërata e Zotit ushtërivet u err dheu, edhe gjëndëja do të jetë posi lëndë zjarri, njeriu nukë do të ndëlenjë të vëllanë.

20Edhe do të rrëmbenjë mb’ anë të diathtë, po do të urëtonetë; edhe do të hajë mb’ anë të mëngjërë, po nukë do të nginjetë; ç’do njeri do të hajë misht’ e krahut ti:

21Manasiu Efraimnë, edhe Efraimi Manasinë; edhe ata bashkë (do të jenë) kundrë Judhësë. Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) ndejtur’ edhe më.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help