isaia 25 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Zot, ti je Perëndia im: do të të lartonj, do të lavdonj emërinë tënt, sepse bëre (punë) të çudiçime; këshillat’ e tua që ndë kryet të herësë (janë) besë e të vërtetë.

2Sepse ti bëre qytetinë qipi, qytetin’ e fortë gërmadhë, muret’ e kombavet huajë, që të mos jetë qytet; kurrë ndonjëherë nukë do të ndërtonenë.

3Përandaj gjëndëja e fortë do të të lavduronjë, qyteti i kombavet frikëshim do të të ketë frikë.

4Sepse iu bëre fuqi të vobegut, fuqi të nevolëshimit ndë shtrëngim t’ ati, mpshtetëje kundrë erësë fortë, hie kundrë vapësë, kur (përpiqetë) fryma e të frikëshimvet posi thëllim (kundrë) muri.

5Do të pushojsh zallahin’ e kombavet huajë, posi vapënë ndë vënt të thatë, vapënë me hien’ e resë; kënka e të frikëshimvet do të përunjetë.

6Edhe ndë këtë mal Zoti i ushtërivet do të bënjë për gjithë gjëndëjet gosti me (gjellë) të majme, gosti me verë ndë të vielët të tyre, me (gjellë) të majme plot me palcë, me verë të kulluarë mbë të vielët.

7Edhe ndë këtë mal do të humpnjë faqen’ e mbulesës’ ati që mbulon gjithë gjëndëjetë, edhe mbulesënë që mbulon gjithë kombat.

8Do të përpijë mortinë ndë mundëjet; edhe Zoti Perëndia do të fshinjë lot nga gjithë faqetë, edhe do të heqë turpërin’ e gjëndëjesë ti nga gjithë dheu, sepse Zoti foli.

9Atë ditë do të thonë: Na, ky (është) Perëndia ynë, pritëm atë, edhe do të na shpëtonjë; ky (është) Zoti, pritëm atë, do të gëzonemi e do të ngazëllonemi ndë shpëtim të ti.

10Sepse ndë këtë mal do të prëhetë dor’ e Zotit, edhe Moabi do të shkeletë ndën’ atë, sikundrë shkeletë kashta për vëndin’ e plehëvet.

11Edhe do të ndenjë duart’ e tia ndë mest t’atyreve, posi ay që bën mbë not nden (duartë) për të bërë mbë not; edhe do të përunjë madhështin’ e atyreve bashkë me punët’ e liga të duaret atyre.

12Edhe muret’ e tu të lartët’ e të fortëtë do të unjen’ e do të rrëzonen’ e do të sheshonenë gjer sheshit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help