1Ndër ato dit u sëmua Ezeqia për vdekëje, edhe erdhi te ay profiti Isai, i biri Amosit, edhe i tha ati: Kështu thotë Zoti: Ndreq punët’ e shtëpisë s’ate, sepse po vdes, e nukë do të rrojsh.
2Atëherë Ezeqia këtheu faqen’ e ti nga muri, edhe iu fal Zotit,
3e tha: Të lutem, o Zot, kujto tashi, se qysh eca përpara teje ndë të vërtetët, e me zemërë të këthiellëtë, edhe punova të pëlqyerëtë përpara teje. Edhe Ezeqia klau me të klarë të math.
4Atëherë i erdhi Isaisë fiala e Zotit, e i tha:
5Shko, e thuaj Ezeqisë: Kështu thotë Zoti Perëndia i Dhavidhit t’yt-et: Dëgjova të faluritë t’at, pashë lot e tu; na tek do të shtonj (edhe) pesë-mbë-dhietë viet ndër dit të tua;
6edhe do të shpëtonj ty edhe këtë qytet nga dor’ e mbëretit Asyrisë, edhe do të mburonj këtë qytet,
7edhe këjo shenjë (do të jetë) te ti prej Zotit, se Zoti ka për të bërë këtë punë që foli:
8Na tek do të këthenj prapa dhietë shkallë hien’ e shkallëvet, të cilatë ja sbriti Ahazit ndë herët të diellit. Edhe dielli u këthye dhietë shkallë, prej së cilash kish sbriturë.
9Këto jan’ ato që u shkruanë nga Ezeqia, mbëreti i Judhësë, kur u sëmua, edhe u shërua nga sëmundëj’ e ti:
10Unë thashë: Ndë mes-ditë të ditvet mia, do të vete ndër dyerët të varrit, nukë më mbetnë viet të tierë.
11Thashë: S’kam për të parë më Zotinë, Zotinë, ndë dhet të gjallëvet, s’kam për të parë më njeri me ata që rrinë ndë botët.
12Jeta ime iku, e ndërroi vëndinë posi tendë bariu, jeta ime u këput posi (fill) plëhure;
do të më këputnjë nga maj’ e plëhurësë, që nga mëngjesi gjer mbrëmanet do të më mbaronjç.
13Mendoheshe që ndë mëngjes, posi leon do të më thyenjë gjith’ eshtratë; që nga mëngjesi gjer mbrëmanet do të më mbaronjç.
14Posi gjeran, posi qelëndyshe, kështu këndonjam, vajtonjam posi turtull,
syt’ e mi u lothnë tuke shikuarë lart. Shtrëngonem, o Zot, lehëso-më.
15Ç’të them? Ay vetë më tha, edhe e mbaroi: do të shkonj gjithë viet e mi ndë hidhërim të shpirtit t’im.
16Me gjithë këto, o Zot, rruakanë (njerëzitë) edhe ndër gjithë këto (qënëka) jeta e frymësë s’ime; ti me të vërtetë më shëron, edhe më bën të rronj përsëri.
17Na ndë vënt të paqtimit (tek erdhi) mbi mua hidhërimi i math, po ti, për dashuri të shpirtit t’im, (e shpëtove) nga gropa e prishëjesë, sepse hodhe prapa krahëvet tu gjithë falët’ e mi.
18Sepse varri nukë të ka për të lëvduarë, vdekëja nukë të ka për të lëvduarë, edhe ata që sbresënë ndë varrt nukë do të shpërenjënë mbë të vërtetënë tënde.
19Ay që rron, ay rron, ay do të të lëvduronjë, sikundrë unë këtë ditë; ata do t’u dëftenjë të bijet të vërtetënë tënde.
20Zoti (erdhi) të më shpëtonjë, përandaj do të këndojmë kënkënë t’ime mbi drurë të ndejturë gjithë dit e jetësë s’onë ndë shtëpi të Zotit.
21Sepse Isaia kishte thënë: Le të marrënë një vark fiqsh, edhe le ta venë si petë mbi plagët, edhe do të shëronetë.
22Edhe Ezeqia kishte thënë: Ç’farë shenje (është) se unë kam për të vaturë ndë shtëpi të Zotit?
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.