nom i dytë 34 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Edhe Moisiu hipi nga fushat’ e Moabit ndë malt të Neboit, ndë majët të Pisgahut, që (është) kundrej Jerihosë. Edhe Zoti i dëfteu atij gjithë dhen’ e Gileadit gjer ndë Dan,

2edhe gjithë dhen’ e Naftaliut, edhe dhen’ e Efraimit, edhe të Manasehut, edhe gjithë dhen’ e Judhësë, gjer ndë të mbaruarët të detit,

3edhe mes-ditënë, edhe fushën’ e grykësë Jerihosë, qytetit me drunj hurmash, gjer ndë Zoar.

4Edhe Zoti i tha atij: Ky ësht’ ay dheu që iu përbetuash’ unë Avraamit, e Isaakut, e Jakovit, tuke thënë: Farësë s’ate do t’ja ap atë; unë të bëra ta shohç me syt’ e tu, po atie s’ke për të shkuarë.

5Edhe Moisiu vdiq atie, shërbëtori i Zotit, ndë dhet të Moabit, pas fjalësë Zotit.

6Edhe e kallnë ndë grykët, ndë dhet të Moabit, kundrej Beth-peorit; edhe asndonjë nuk’ e di varrin’ e atij gjer mbë sot.

7Edhe Moisiu (ish) një qint e njëzet vieç, kur vdiq; nuk’ u errnë syt’ e atij, as nuk’ u vogëlua fuqia e atij.

8Edhe të bijt’ e Israilit klanë Moisinë ndë fushat të Moabit tri-dhietë dit, edhe u mbaruanë dit e të klarit vajësë Moisiut.

9Edhe Jisui i biri i Naviut ish plot me frymë diturie, sepse Moisiu kish vënë duart’ e tia mbi atë; edhe i dëgjonin’ atij të bijt’ e Israilit, edhe bëninë si urdhëroi Zoti Moisinë.

10Edhe nuk’ u ngre më ndë Israilt profit si Moisiu, të cilin e njohu Zoti faqe me faqe

11ndër gjithë shenjet e çudit, që pat dërguarë Zoti atë të bënte ndë dhet të Egjyftërisë, te Faraoni, e ndër gjithë shërbëtorët e atij, e ndë gjithë dhet t’atij,

12edhe mbë gjithë dorën’ e fortë, e ndër gjithë punërat’ e çudiçime të mëdhatë, që bëri Moisiu ndër sy të gjith’ Israilit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help