të bërëtë 38 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Edhe nd’atë kohë Judha sbriti nga të vëllezërit’ e ti, edhe u kthye te një njeri Adullamit që kluhej Hirah.

2Edhe Judha pa atie të bilën’ e një Hanaaniti, që kluhej Shuah, edhe e mori, e hyri te ajo.

3Edhe ajo u mbars, e polli dialë, edhe ja kluajti emërin’ ati Er.

4Edhe u mbars përsëri, e polli dialë, edhe ja kluajti emërin’ ati Onan.

5Edhe polli përsëri një tiatërë dialë, edhe ja kluajti emërin’ ati Shellah, edhe (Judha) ishte ndë Hezib, kur i lindi ky.

6Edhe Judha mori grua për Erinë dialin’ e ti të parinë, e cila kluhej Tamarë.

7Edhe Eri i pari dial’ i Judhësë, qe i lik përpara Zotit, edhe Zoti e vrau atë.

8Edhe Judha i tha Onanit: Hyrë te gruaja e tyt vëlla, edhe martohu me atë, edhe ngjall farë mbë tët vëlla.

9Po Onani e dinte, se fara nukë do t’ishte e ti, përandaj kur hynte te gruaja e të vëllat, e derthte përdhe, që të mos i epte farë të vëllat.

10Edhe këjo (punë) që bënte u duk e ligë përpara Zotit, andaj vrau edhe këtë.

11Edhe Judha i tha Tamarësë së resë ti: Rri ndë shtëpi tyt et e ve, gjersa të rritetë Shellahu im bir, sepse thoshte: Mos vdesë edhe ky posi të vëllezërit’ e ati. Vate pra Tamara, edhe ndenji ndë shtëpi të t’et.

12Edhe pas shumë diç vdiq e bila e Shuahut, e shoqeja e Judhësë, edhe passi u ngushullua Judha, u ngjit ndë Timnathë te ata që qethinë dhëntë, ay edhe miku i ati Hirah Adullamiti.

13Edhe i dhanë zë Tamarësë, e i thanë: Na yt vieherrë tek po ngjitetë ndë Timnathë për të qethurë dhënt’ e ti.

14Edhe ajo sveshi rrobet’ e saja të përzishëmetë, edhe u mbulua me napë, edhe u pshtuall, edhe ndenji tek shkon udha e Timnathësë, sepse pa se u rrit Shellahu, edhe ajo nuk’ iu dha ati për grua.

15Edhe Judha kur pa atë, kujtoi se ishte kurvë, sepse kishte mbuluarë faqen’ e saj.

16Edhe (tuke shkuar’) udhësë, u kthye tek ajo, e (i) tha: Të lutem, lërmë të hynj te ti; sepse nuk’ e dinte se ajo ishte e reja. Edhe ajo tha: Ç’do të më apç që të hynjsh tek unë?

17Edhe ay tha: Unë do të të dërgonj një keth dhish nga tufa. Edhe ajo tha: A (më) ep penk, gjersa ta dërgonjç?

18Edhe ay tha: Ç’penk (do) të t’ap? Edhe ajo tha: Unazënë tënde, e qaforenë tënde, e stapnë tënt që ke ndë dorët tënde. Edhe (ay ja) dha asaj, edhe hyri tek ajo, edhe ajo u mbars nga ay.

19Pastaj ajo u ngre, e vate, edhe si u sbulua, veshi rrobet’ e saja të përzishëmetë.

20Edhe Judha dërgoi kedhin’ e dhivet me dorë të mikut vet Adullamitit, që të merrte prap pengunë nga dora e gruasë, po nuk’ e gjeti atë.

21Edhe (ay) pyeti njerëzit’ e vëndit asaj e tha: Ku (është) kurva, e cila (rrinte) mbë të shkuarët t’udhësë? Edhe ata thanë: S’ka qënë ndonjë kurvë këtu.

22Edhe ay u kthye te Judha, e tha: Nuk’ e gjeta atë, por edhe njerëzit’ e vëndit thanë: S’ka qënë ndonjë kurvë këtu.

23Edhe Judha tha: Le t’(i) ketë (ato), që të mos përqeshemi, na unë tek i dërgova këtë keth, po ti nuk’ e gjete.

24Edhe pas tre muajsh i dhanë zë Judhësë, tuke thënë: Tamara jot re kurvëroi, edhe na tek është me barrë nga kurvëria. Edhe Judha tha: Bireni atë jashtë, edhe le të digjetë (ndë zjarr).

25Edhe (ajo) kur po bihej jashtë, i dërgoi të vieherrit, e i tha: Nga ay njeriu që janë këto (plaçëka) u mbarsa; pastaj tha: Të lutem, njihe, e kujt (ësht’) unaza, e qaforeja, e ky stap.

26Edhe Judha (i) njohu, edhe tha: (Këjo qënëka) më e dreitë se unë, sepse nuk’ ia dhashë atë Shellahut tim bir. Edhe nuk’ e njohu atë tietërë herë më.

27Edhe nd’atë kohë kur do të pillte, na dy binjakë ndë barkut t’asaj.

28Edhe kur po pillte, (njëri) nxori dorënë jashtë, edhe mamica mori e i lidhi dorënë me një fill të kuq, edhe tha: Ky dolli më përpara.

29Edhe si hoqi prapa dorën’ e ti, na te dolli i vëllai, edhe ajo tha: Ç’prishëje bëre (kështu)? Mbi ty (qoftë) prishëja. Përandaj u kluajti emëri i ati Fares.

30Edhe pastaj doli i vëllai ati, që kishte fillin’ e kuq mbë dorët të ti, edhe emëri i ati u kluajti Zarah.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help