1Ngushulloni, ngushulloni gjëndëjenë t’ime, thotë Perëndia juaj.
2I flitni me ngushullim Jerusalimësë, edhe i thërritni asaj, se koha e të përunjurit asaj u mbush, se panomia e asaj u ndëllye, sepse mori nga dora e Zotit dy piesë për gjithë falet’ e saj.
3Zëri i ati që klëthet ndë shkretëtirët: Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni të drejta ndë shkretëtirët rrugat’ e Perëndisë t’ënë.
4Ç’do shkëmp i çarë do të lartonetë, edhe ç’do mal e kodrë do t’uletë; edhe të shtrembëtatë do të bënenë të drejta, edhe vëndet’ e ashpërë (do të bënenë) të butë;
5edhe lavdia e Zotit do të çfaqetë, edhe ç’do mish do të shohë bashkë, sepse gol’ e Zotit foli.
6Zëri që thotë: Thirrë, edhe tha: Ç’të thrres? Ç’do mish është bar, edhe gjithë lavdia e asaj posi lulej’ e fushësë.
7U tha bari, u fyshk luleja, sepse frymë Zoti fryjti mbi atë; me të vërtetë gjëndëja është bar.
8Bari u tha, luleja u fyshk, po fial’ e Perëndisë t’ënë mbet për gjithë jetënë.
9O ti që bie gjëmën’ e mirë ndë Sionë, hip ndë mal të lartë; o ti që bie gjëmën’ e mirë ndë Jerusalimë, ngre fort zënë tënt, ngre-je, mos ki frikë, thuaju qytetevet Judhësë: (Na tek) është Perëndia juaj!
10Na Zoti Perëndia tek do të vinjë bashkë me ushtëri, edhe krahu i ati do t’urdhëronjë për atë; na paga e ati (tek është) bashkë me atë, edhe shpagimi i ati përpara ati.
11Do të kullosë tufën’ e ti si bari, do të mbëledhë shqerratë me krahun’ e ti, (edhe) do t’i mbanjë ndë gji të ti; edhe do t’u heqë udhën’ atyre që pinë klumësht.
12Kush mati ujëratë ndë grusht të dorësë ti, edhe mati qiejetë me pëllëmë, edhe futi baltën’ e dheut ndë masë, edhe peshoi maletë me ziq, edhe kodratë me zigare?
13Kush mati frymën’ e Zotit, a u bë këshillëtar i ati, edhe e mësoi?
14Me cilinë bashkë u këshillua, edhe (cili) i dha mënt ati, edhe i mësoi ati udhën’ e gjyqit, edhe i dha ati dituri, e i dëfteu ati udhën’ e urtësisë?
15Na kombatë (tek janë) posi një pikë uji prej kove, edhe kujtonetë posi pluhuri i hollë i zigaresë; na tek ndërron vëndit dheujëzatë posi pluhur.
16Edhe Livani nukë harrin për të diegurë, as shtëzët’ e ati nukë harrinjënë për kurban të diegurë gjithë.
17Gjithë kombatë janë kurrëgjë përpara ati, numëronenë përanë ati më pak se kurrëgjëja edhe kotësia.
18Me kë do ta përgjani pra Perëndinë? A me ç’shëmbëllim do ta mbarazoni atë?
19Mieshtri tret ikonë të latuarë, edhe argjëndari nden ar mbi atë, edhe derth vargje t’argjënttë.
20I vobegu (kur bën) dhuratë, sgjeth dru të pakalburë, (edhe) kërkon mieshtrë të mbarë për vetëhen’ e ti, që të ndërtonjë ikonë të gdhëndurë, që të mos tundetë.
21A nuk’ e ditët? A nuk’ e dëgjuatë? A nuk’ u dhanë zë juve që ndë kryet të herësë? A nuk’ e kupëtuatë që kur u ngreh bota?
22Ay është që rri mbi rretht të dheut, edhe ata që rrinë mbi atë (janë) posi karkaleca; ay që nden qiejetë posi kurtinë, edhe i sbëleth posi tendë për të ndenjurë;
23ay që bie krerëtë ndë kurrëgjë, (edhe) bën gjukatësit’ e dheut për të kotë.
24Po as nukë do të mbinjënë, po as nukë do të mbillenë, po as nukë do të zërë rrënjë ndë dhet trungu i atyreve; vetëmë posa të frynjë era mbi ata, sakaqëherash do të thahenë, edhe er’ e mpshtellëjesë do t’i rrëmbenjë posi kashtë.
25Me kë do të më përgjani pra, edhe do të bënem sinjënjë? Thotë Shënjti:
26Ngrini lart sytë tuaj, e shihni, kush i ka bërë këto? Ay që nxier ushtërin’ e atyre me numër; ay që thërret me emërë këto të gjitha ndë madhërit të fuqisë ti, sepse (ësht’) i fortë ndë pushtet, nuk’ i shteretë gjë.
27Përse thua, o Jakov, edhe flet, o Israil: Udha ime është fshehurë nga Zoti, edhe gjyqi im nukë vështronetë nga Perëndia im?
28A nuk’ e njohe? A nukë dëgjove, se Perëndia i përjetëshim, Zoti, Krietari i anëvet dheut, nuk mbet pa fuqi, as nukë lodhetë? Nuk’ i gjëndenë gjurmat’ e urtësisë ati.
29U ep fuqi të dobëvet, edhe shton fuqin’ e të liqvet.
30Edhe të rivet do t’u këputetë fuqia e do të lodhenë, edhe balli i të rivet do të ligenë fare.
31Po ata që presënë Zotinë do të përtërinjënë fuqin’ (e tyre), do të hipënjënë me krahë posi shqiponja; do të sulenë, edhe nukë do të lodhenë, do t’ecënjënë, edhe nukë do t’u këputetë fuqia.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.