1Edhe Zoti i foli Moisiut, e i tha:
2Shih, unë thirra me emër Bezaleilinë të birin’ e Urit, nga fara e Judhesë,
3edhe mbusha atë me frymë të hieruarë, ndë urtësi, e ndë mënt, e ndë dituri, e ndë çdo farë mieshtërie,
4që të nxierrë nga mëndëja punë mieshtërie, të punonjë ar, e argjënt, e rame,
5e të gërvishtë gurë për të vënë, e të gëdhentnjë dru, për punë çdo farë mieshtërie.
6Edhe na unë tek i dhashë ati Aholiavinë të birin’ e Ahisamahut, nga fara e Danit, edhe çdo njeriu të urtë nga zemëra, i dhashë (ati) dituri, që të bënjë gjithë sa të urdhërova ty:
7tendën’ e përmbëledhëjesë, e arkën’ e përmbëledhëjesë, e shpërblimtorenë që (është) sipër’ asai, edhe gjith’ enët’ e tendësë,
8e truvezënë, e enët’ e asai, e kandilen’ e këthiellëtë bashkë me gjith’ enët’ e asai, e theroren’ e thimiamësë,
9e theroren’ e kurbanit diegurë bashkë me enët e asai, e lanjëtoren’ e shtresën’ e asai,
10e rrobat’ e punësë lutëjesë, e të shënjtëruaratë rrobat’ e Aaronit priftit, e rrobat’ e të bijet ati, që të priftëronjënë,
11e valinë për të lyerë, e thimiamënë me erë për vëndin’ e mirë; do t’i bënjënë të gjitha sikundrë të urdhërova.
12Edhe Zoti i foli Moisiut, e tha:
13Edhe ti folu të bijet Israilit e thuaj: Shikoni të ruani savvatat’ e mia, sepse këjo (është) një shenjë ndërmest meje edhe jush, ndër (gjithë) brezat tuai, që ta njihni se unë (jam) Zoti, që u shënjtëronj juve,
14edhe të ruani savvatënë, sepse ësht’ e shënjtëruarë ndër ju; kush të ndyrnjë atë, të vritetë fare, sepse gjithë kush të bënjë punë atë (ditë), jeta e ati do të shuhetë nga mezi i gjëndëjesë ti.
15Gjashtë dit të bënetë punë, edhe të shtatënë ditë, të jetë savvatë, pushim i shënjtëruarë për Zonë, (edhe) kush të bënjë punë ditën’ e savvatësë, të vritetë fare.
16Edhe të bijt’ e Israilit do të ruanjënë savvatënë, që t’e kremtonjën’ atë ndë (gjithë) brezat e tyre, (për) dhiatë të përjetëshime.
17Këjo (është) një shenjë ndërmest meje edhe të bijet Israilit për kurdo, sepse Zoti bëri qiellin’ e dhenë (për) gjashtë dit, edhe të shtatënë ditë pushoi edhe u prë.
18Edhe, passi mbaroi tuke folurë me ata ndë mal’ të Sinait, i dha Moisiut dy rrasa të deshmimit, rrasa të gurta, të shkruara me gishtin’ e Perëndisë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.