fjalët e urta 21 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Zemëra e mbëretit (është) ndë dorët të Zotit posi rriedhë ujërash: ku të dojë, këthen atë.

2Gjith’ udhët’ e njeriut i dukenë të dreita ndër syt t’ati, po Zoti peshon zemëratë.

3Të bënjë ndonjë dreitëri e gjyq, është më e pëlqyerë te Zoti se kurbani.

4Syri i keq, e zemëra madhështore, e drit’ e të pabesëvet, (janë) fale.

5Mendimet’ e kujdestarit (janë) vetëmë mbë të plotë, po ç’do madhështori (janë) me të vërtetë për nevolë.

6Të fituarët’ e gjësë me gluhë të rreme (është) të kotë të paqëndruarë ndër ata që kërkonjënë vdekëje.

7Rrëmbesat’ e të pabesëvet do t’i humbasnjën ata, sepse s’duanë të bënjënë të dreitënë.

8Udh’ e njeriut prishurë (ësht’) e shtrëmbëtë, po pun’ e të qëruarit (ësht’) e dreitë.

9Më mirë të rrijë (njeriu) ndë çipt të dhomësë, se ndë shtëpi të gjërë bashkë me grua që do zënëje.

10Shpirti i të paudhit dëshëron të ligënë, i afërmi nukë gjën hirë ndër syt t’ ati.

11Kur mundonetë përqeshësi, i mituri bënetë më i urtë; edhe i urti kur mësonetë, xë mënt.

12I dreiti mendonetë për shtëpin’ e të paudhit, (po) të paudhëtë rrëzonenë ndë të keqet.

13Kush zë veshët’ e ti, kur klëthet i vobegu, do të klëthasë edhe ay, po nukë do të dëgjonetë.

14Dhurat’ e fshehurë sbut zemëratë, edhe dhurëtia ndë gji (sbut) mëri të fortë.

15(Është) gëzim për të dreitinë të bënjë gjyq, po për punëtorët’ e së paudhësë (është) prishëje.

16Njeriu që ka humbur’ udhën’ e urtësisë ka për të ndenjurë ndë mbëledhëjet të vrarëvet.

17Kush do dëshërimnë (do të bënet’) i vobek; kush do verë e mirrë nukë do të bënet’ i pasurë.

18I pabesi (do të jetë) shkëmbes’ e të dreitit, edhe faltori (do të jetë) shpërblim i të dreitëvet.

19Më mirë të rri (njeriu) ndë dhe të shkretë, se bashkë me grua qartatore e zemërake.

20Thesar i paçimuarë edhe mirra (gjëndenë) ndë shtëpi të urtit, po njeriu i marrë i prish ato.

21Kush gjuan dreitëri e përdëllim do të gjënjë jetë, e dreitëri, e lavdi.

22I urti rrëzon qytetin’ e të fortëvet, edhe heth poshtë murin’ e shpëresës’ ati.

23Kush ruan golën’ e ti e gluhën’ e ti, ruan shpirtin’ e ti nga shtrëngimetë.

24Madhështuar e perqeshës krye-lartë kluhet’ ay që punon me zemërim madhështie.

25Dëshërimetë vrasën’ atë që purton, sepse duart’ e ati nukë duanë të punonjënë;

26gjithë ditënë dëshëron dëshërime, po i dreiti ep edhe s’kurcen.

27Kurbani i të pabesëvet (ësht’) i ndohtë; shumë më tepërë (kur) e bien’ atë me dreqësi.

28Deshmitari i rrem do të vdiretë, po ay njeri që bindetë do të flasë përherë.

29Njeriu i paudhë ashpëron faqen’ e ti, po i dreiti drejton udhët’ e tia.

30S’ka dituri, as urtësi, as këshille, kundrë Zotit.

31Kali bënetë gati për ditën’ e luftësë, po shpëtimi është prej Zotit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help