fjalët e urta 15 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Të përgjegjurit’ e ëmbëlë cbut zemërimnë, po fial’ e hidhurë dhes zemërimnë.

2Gluh’ e të urtëvet sbukuron mëndëjenë, po gol’ e të marrëvet gromësin marrëzi.

3Syt’ e Zotit (janë) mbë ç’do vënt tuke shikuarë të këqi e të mirë.

4Gluh’ e shëndoshë (është) dru jete, po e shtrëmbëta (është) të thyerë frymë.

5I marri heth poshtë mësimn’ e t’et, po ay që ruan qërtim ësht’ i urtë.

6Ndë shtëpi të dreitit (janë) shumë thesarë, po ndë pronjët të pabesit (është) të shpërndarë.

7Buzët e të urtëvet përndanjënë mënt, po zemëra e të marrëvet nuk’ (është) kështu.

8Kurbani i të pabesëvet (ësht’) i ndyrë te Zoti, po lutëja e të dreitëvet ësht’ e priturë te ay.

9Udha e të pabesit (ësht’) e ndohëtë te Zoti, po do atë që gjuan dreitërinë.

10Ay që ka lën’ udhënë, nukë pëlqen mësimnë, ay që mërzit qërtimnë, do të vdesë.

11Hadhi edhe humbëja (janë) përpara Zotit, sa më tepërë zemërat’ e të bijet njerëzet?

12Përqeshësi nukë do atë që e qërton, as nukë do të vejë te të urtëtë.

13Zemër’ e gëzuarë sbut faqenë, po nga hidhërimi i zemërësë shtrëngonetë fryma.

14Zëmëra e të urtit kërkon mënt, po gola e të marrëvet kullot marrëzi.

15Gjithë dit e të shtrënguarit (janë) të këqia, po kush ka zëmërënë të gëzuarë ka gosti kurdo.

16Më mirë e paka me frikë të Zotit, se shumë thesarë e trubullim ndër ata.

17Më mirë një gosti lakrash me dashuri, se një viç i ushqyerë me mërzitëje.

18Njeriu zemërak dhes luftëra, po zëmërë-gjëri pushon zënëje.

19Udh’ e purtesësit (është) thurë me ferra, po udh’ e të dreitëvet (ësht’) e sheshuarë.

20Bir’ i urtë gëzon tanë, po njeriu i marrë përqesh t’ëmënë.

21Marrëzia (është) gëzim te ay që s’ka mënt, po njeriu i mënçim ecën dreitë.

22Tek s’ka këshillë, mendimetë dalënë të kotë, po tek janë shumë këshillës forconenë.

23Lum ay njeri për të përgjegjurit’ e golësë ti, edhe fiala ndë kohët sa e mirë (është)!

24Udh’ e jetësë te i mënçëmi (është) lart, që të prapsetë nga hadhi poshtë.

25Zoti prish shtëpin’ e madhështorëvet, po forcon kufin’ e së vesë.

26Mentimet’ e të ligut (janë) të ndohëtë te Zoti, po fialët’ e të këthiellëvet (janë) të pëlqyera.

27Mitë-marrësi trubullon shtëpin’ e ti, po kush mërzit mitatë do të rronjë.

28Zemëra e të dreitit mendonetë, pra përgjegjetë, po gola e të paudhëvet gromësin të këqia.

29Zoti (është) lark nga të paudhëtë, po dëgjon lutëjen’ e të dreitëvet.

30Drit’ e syvet gëzon zemërënë, edhe zëri i mirë man eshtëratë.

31Ay vesh që dëgjon qërtimin’ e jetësë, gjëndëtë ndër të urtët.

32Kush heth tej mësimnë, mërzit shpirtin’ e ti, po kush dëgjon qërtimnë, fiton mëntëje.

33Frik’ e Zotit (është) mësim diturie, edhe të përunjuritë shkon përpara lavdisë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help