1Atë ditë Zoti do të mundonjë me thikën’ e ti, të keqen’ e të madhen’ e të fortënë, Leviathaninë gjarpërin’ e shtrëmbëtë, po, Leviathaninë gjarpërin’ e shtrembëtë, edhe do të vrasë lubinë që (është) ndë det.
2Atë ditë këndoni asaj: O Vësht i dashurë,
3unë Zoti do t’e ruanj atë; mbë ç’do herë do t’e ujit atë, që të mos i bënjë dëm ati (asndonjë), nat’ e ditë do t’e ruanj atë;
4nukë do të jetë zemërim tek unë; cili do të venjë kundrë meje driza e gjëmba ndë luftë; do të shkonjam për mes t’atyre, do t’ i digjam këto bashkë,
5a le të zihetë nga fuqia ime, (që) të bënjë paqtim bashkë me mua, (edhe) do të bënjë paqtim bashkë me mua.
6Mbë t’ardhuritë do të bënjë Jakovinë të zërë rrënjë; Israili do të lulëzonjë, edhe do të bënjë dega, e do të mbushnjë faqen’ e botësë me pemë.
7Mos i ra ati, sikundrë u ra atyreve që i ranë ati? Apo u vranë pas vdekëjes’ atyreve që u vranë nga ay?
8Me masë do të lëftojsh bashkë me atë, kur ta hethç tej atë; mat erën’ e ti të fortënë ndë ditët të erësë diellit.
9Andaj me këtë do të qëronetë panomia e Jakovit, edhe këjo (do të jetë) gjithë pema, të shuhetë fali i ati, kur të dërrmonjë gjithë gurët’ e tempujvet posi pluhur të hollë të këlqeresë, pyjet’ e mira edhe idhullatë nukë do të mbetenë më ndë këmbë.
10Sepse qyteti i fortë do të shkretonetë, të ndenjuritë do të lihetë, edhe do të mbetetë posi shkretëtirë; atie do të kullosë viçi, edhe atie do të prëhetë, edhe do të hajë degat’ e asaj.
11Kur të thahenë degat’ e asaj, do të këputenë; gratë do të vinjënë, e do t’i diegënë, sepse është gjëndëje pa mënt; andaj ay që bëri atë nukë do t’i vinjë keq për atë, edhe ay që gatoi atë nukë do t’e përdëllenjë atë.
12Edhe atë ditë Zoti do të hedhë tej nga hendeku i lumit gjer ndë rrymt të Egjyftërisë, edhe ju do të mbëlidhi një nga një, ju të bijt’ e Israilit.
13Edhe atë ditë do t’i bienë trumbetësë madhe, edhe do të vinjën’ ata që u prishnë ndë dhet të Asyrisë, edhe ata që qenë dëbuarë ndë dhet të Egjyftërisë, edhe do të lusnë Zotnë ndë malt të shënjtëruarë ndë Jerusalimë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.