1Allilluja. Lavduroni Zonë prej qiejsh, lavduroni atë ndë të lartat.
2Lavduroni atë, gjith’ ëngjëjt’ e ati, lavduroni atë, gjithë fuqit’ e ati.
3Lavduroni atë, o diellë edhe hënë, lavduroni atë, gjithë yjt’ e dritësë.
4Lavduroni atë, qiejt’ e qiejet, edhe ujëtë që është përmbi qiejet.
5Le të lavduronjën’ emërin’ e Zotit, se ay urdhëroi, edhe u krijuanë;
6edhe forcoi ato për gjithë jetënë; edhe për gjithë jetën’ e jetësë, bëri urdhërë, që s’ka për të shkuarë.
7Lavduroni Zonë prej dheut, drangonjtë edhe gjith’ avyssatë.
8Ziar e breshërë, dborë edhe avullë, erë e fortë që bën fjalën’ e ati,
9maletë edhe gjithë kodratë, drurëtë që bëni pemë, edhe gjithë dëllinjatë,
10egërsiratë edhe gjithë bagëtitë, shtërpenj edhe shpes fluturakë,
11mbëretrit’ e dheut, edhe gjithë llauzetë, të parëtë, edhe gjithë gjykatësit’ e dheut,
12dialoshë edhe vashazë, pleq bashkë me të rinj.
13Le të lavduronjën’ emërin’ e Zotit, se vetëmë emër’ i ati u lartua, lavduri e ati është mbi dhet edhe mbi qiellt.
14Edhe ay i ngriti bri llauzit ti, lavdurim për gjithë të drejtët’ e ti, për të bijt e Israillit, llauzit që është ngjat ati.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.