1O Zot, klitha mbë ty, shpejto ndek unë, vërë vesh zërit t’im, kur thërres mbë ty.
2Të faluritë t’im vaftë drejtë përpara teje, posi tymim; të ngriturit’e duaret mia (u bëftë posi) kurban mbrëmaje.
3Vërë të ruajturë ndë gojët t’ime, o Zot, ruaj derën’ e buzëvet mia.
4Mos përvar zëmrënë t’ime mbë gjë të keqe, që të bënj punë të këqia bashkë me njierës, që punonjënë pa udhë, edhe të mos ha prej gjellëvet cgjedhura të atyreve.
5Le të më mundonjë i drejti, (se është) përdëllim’ edhe le të qërtonjë, (se është) vaj me erë, nukë do t’i bënjë keq kresë s’ime, se edhe më tepërë do të falem (për ata), kur të jenë ndë të keq.
6Gjykatësit’ e atyre, kur u hothnë ndë vënde gurishta, ndigjuanë fjalët’ e mia, se ishnë të ëmbëla.
7Eshtëratë t’ona përndahenë ndë gojë të varrit. Si ndonjë (kur) pret e çan (dru) mbi dhet.
8Përandaj sytë e mi (shtirenë) mbë ty, o Zot Perëndi, mbë ty shpëreva, mos hump shpirtinë t’im.
9Ruaj-më prej kurthit, që ngrehnë për mua, edhe prej legjet atyreve që punonjënë pa udhë.
10Fajtorëtë rafshinë ndë rrietat të tyre, gjer sa të shkonj unë mb’-at’-anë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.