Psalltiri 92 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Psallmë kënke për ditën’ e Savvatit.

1Mirë është për të lavduruarë Zotnë, edhe për të psallurë për emrinë tënt, o i Lartë,

2për të dhënë zë ndë mëngjest për përdëllimnë tënt, edhe për të vërtetënë tënde për natë,

3me psalltir dhietë kordhëzash, bashkë me kënkë e me qitharë.

4Se më gëzove, o Zot, ndë krijesët tënde, edhe do të gëzonem për punët’ e duaret tua.

5Sa u madhuanë punët’ e tua, o Zot! Fort thellë hynë mendimet’ e tu.

6Njieriu i pa-mënt nukë ngjeh, edhe i marri s’kupëton këto,

7se fajtorëtë mbinjënë posi bari, edhe lulëzonjënë gjithë ata që punonjënë pa udhë, që të vdirenë për gjithë jetën’ e jetësë.

8Po ti je i lartë për gjithë jetënë, o Zot.

9Se na arëmiqt’ e tu, o Zot, se na arëmiqt’ e tu ndek do të vdirenë, edhe do të përndahenë gjithë ata që punonjënë pa udhë.

10Po ti do të lartojsh bririnë tim, posi të bri-vetëmit; unë do të lyhem me vaj të ri,

11edhe syri im do të shohë (si do) për arëmiqt’ e mi, edhe veshët’ e mi do të ndigjonjënë për të këqijt që janë ngriturë kundrë meje.

12I drejti do të lulëzonjë posi finik, do të shumonetë posi dëllinjë ndë Livan.

13Ata që janë mbiellë ndë shtëpit të Zotit, do të lulëzonjënë ndë hoboret të Perëndisë t’ënë,

14do të shumonenë edhe nd’atë pleqëri të lashtë, edhe do të jenë të majm e të ngjomë,

15për të dëftyerë, se i drejt’ është Zoti, guri im, edhe nuk’ është paudhëri nd’atë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help