Psalltiri 143 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Psallm’ e Dhavidhit.

1O Zot, ndigjo të faluritë t’im, mba-i vesh të luturit t’im, përgjeq-m’u pas së vërtetësë s’ate, edhe pas drejtërisë s’ate.

2Edhe mos ryrë ndë gjyq bashkë me shërbëtorinë tënt, se as një i gjallë nukë do të dalë i drejtë përpara teje.

3se arëmiku ndoqi shpirtinë t’im, përgjunji jetënë t’ime për dhe, më vuri të rrije ndë vënde të errëtë, si të vdekuritë gjithë-një.

4Përandaj m’u zu fryma përbrënda meje, zëmëra ime m’u përzie.

5Kujtonj ditt’ e lashta, mendonj gjithë punët’ e tua, shkonj ndër mënt të punuarat’ e duaret tua.

6Ndënj duart’ e mia ndek ti, shpirti im (ka et) për ty, posi dheu i thatë. Sellah.

7Shpejt ndigjo-më, o Zot, më zihetë fryma, mos kthe mb’-nj’-anë faqenë tënde prej meje, që të mos u shëmbëllenj atyreve që cbresënë ndë gropë.

8Bë-më të ndigjonj përdëllimnë tënt ndë mëngjest, se shpëreva mbë ty; bëmë të ngjoh udhënë, që është për të ecurë, se vara shpirtinë t’im ndë ti.

9Shpëto-më prej arëmiqet mi, o Zot, ndek ti erdha të mpshtetem.

10Mëso-më të bënj dashurimnë tënt, se ti je Perëndia im, fryma jote e mira le të më heqë udhënë ndë vënt të drejtë.

11Për punë të emërit tënt, o Zot, ep-më frymë të gjallë, për drejtërinë tënde nxir shpirtinë t’im prej ngushtimit.

12Edhe për përdëllimnë tënt prish arëmiqt’ e mi, edhe hump gjithë ata që shtrëngonjënë shpirtinë t’im, se unë jam shërbëtori yt.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help