1Mos neve, o Zot, mos neve, por emërit tënt ep lavdi për përdëllimnë tënt, edhe për të vërtetënë tënde.
2Se mos thonë ndonjë herë kombetë: Ky është pra Perëndia i atyreve?
3Po Perëndia ynë është ndë qiell, bëri gjithë sa deshi.
4Idhullat’ e atyreve janë ergjënt edhe ar, punë duarsh njierëze.
5Gojë kanë, e nukë flasënë, sy kanë, e nukë shohënë,
6veshë kanë, e nukë ndigjonjënë, hundë kanë, e nukë marrënë erë,
7duar kanë, e nukë përkasënë, këmbë kanë, e nuk’ ecënjënë, as nukë nxierrënjë zë me gurmazin’ e tyre.
8Posi ato u bëfshinë ata që bënjënë ato, edhe gjithë sa vënë shpëresënë mbë ato.
9Shtëpi’ e Israillit shpëreu mbë Zonë; ay është ndihmës, edhe mburonjës i atyreve.
10Shtëpi’ e Aaronit shpëreu mbë Zonë, ay është ndihmës edhe mburonjës i atyreve.
11Ata që i kanë frikë Zotit shpëryenë mbë Zonë, ay është ndihmës edhe mburonjës i atyreve.
12Zoti na kujtoj, e do të na bekonjë, do të bekonjë shtëpin’ e Israillit,
13do të bekonjë shtëpin’ e Aaronit.
14Do të bekonjë ata që i kanë frikë Zotit, të vogjëlitë bashkë me të mëdhenjt.
15Zoti do të shtonjë juve, edhe bijt tuaj.
16Ju ini të bekuarët’ e Zotit, që bëri qiellë edhe dhenë.
17Të vdekuritë nukë do të lavduronjënë, o Zot, as gjithë ata që cbresënë ndë vënt të pushimit.
18Po na të gjallëtë do të bekojmë Zonë, që tani e për gjithë jetënë. Allilluja.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.