Psalltiri 98 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

1Këndoni Zotit kënkë të re, se bëri punë të maniçime, e diathta e ati, edhe krahu i ati i shënjtëruari e shpëtuanë.

2Zoti e bëri të ngjohurë shpëtimn’ e ti, përpara kombevet çfaqi drejtërin’ e ti.

3Pruri ndër mënt përdëllimn’ e ti edhe të vërtetën’ e ti për shtëpin’ e Israillit; gjithë anët e dheut panë shpëtimn’ e Perëndisë t’ynë.

4Brohorini për Perëndinë, gjithë dheu; gëzohuni, e këndoni, e psallni.

5Psallni Zotit me qitharë, me qitharë e me zë psallme.

6Bashkë me pipëza bredhi, edhe me zë pipëzë briri, brohorini përpara Zotit mbëret.

7Le të gjëmonjë deti edhe të mbushurit e ati, bota edhe ata që rrinë ndë atë.

8Lumënjtë le të përpiekënë duartë, maletë le të gëzonenë bashkë, prej faqesë Zotit,

9se vien të gjykonjë dhenë; do të gjykonjë botënë me drejtëri, edhe llauzetë me drejtëri.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help