1O Zot, më provove, edhe më ngjohe.
2Ti ngjef të ndënjuritë t’im, edhe të ngrituritë t’im; ti kupëton mendimet’ e mi që së largu.
3Shikon të ecuritë t’im, edhe të dergjuritë t’im, edhe ngjeh gjith’ udhët e mia.
4Se edhe pa ardhurë fjala ndë gjuhët t’ime, na, o Zot, ndek ngjeh të gjitha.
5Më qarkon prapazi e përparazi, edhe vure dorënë tënde mbi mua.
6Këjo dituri është fort e maniçime ndek unë, ësht’ e lartë, nukë mund (të harrinj gjer) nd’atë.
7Ku të vete prej frymësë s’ate, edhe prej faqesë s’ate, që të ikënj?
8Ndë hipça ndë qiell, ti je atie; ndë cbritça ndë adhë, na ti ndek je atie;
9ndë marça fletët’ e të cbardhëllyerit, edhe të rri ndë fundrat të detit,
10edhe atie dora jote më ka për të hequrë udhënë, edhe e diathta jote më ka për të mbajturë.
11Ndë thënça: Po errëcira do të më mbulonjë, edhe nata do të jetë dritë rrotullë meje,
12edhe ajo errëcira nukë mbulon gjë prej teje, edhe nata ndrit si dita, edhe posi errëcira, kështu edhe drita janë si një ndek ti.
13Se ti bëre veshnjet’ e mia, më mpshtolle ndë barkut t’ëmësë s’ime.
14Do të të lavduronj, se të gatuarëtë t’im u bë me punë të frikshime e të maniçime; punët’ e tua janë të maniçime, edhe shpirti im fort mirë i ngjeh.
15Nuk’ u fshehnë eshtërat’ e mia prej teje, kur i bënje ndë të fshehëtë, as të qënuritë t’im ndë fundrat të dheut.
16Syt’ e tu panë brumën’ e kurmit t’im që pa punuarë, edhe ndë vivlit tënde gjithë këto qenë shkruarë, (edhe) dittë kur gatuheshinë, edhe nukë (qe) as një prej këtyre.
17Fort të vëjyerë janë mendimet’ e tu për mua, o Perëndi!
18Fort u shumua numër’ i atyreve! (Ndë) doje t’i numëronje, kapërcenjënë edhe rërënë; cgjohem, edhe jam po bashkë me ty.
19Ndë vraftë fajtorëtë Perëndia, ju burra gjakëtorë, largohuni prej meje.
20Se ata thonë keq ndër ment për ty; arëmiqt’ e tu zënë n’gojë (emrinë tënt) mbë të kotë.
21Nuk’ u kam mëri unë, o Zot, atyre që të kanë mëri, edhe nukë zëmëronem për ata që janë ngriturë kundrë meje.
22Me mëri të madhe u kam mëri atyre, i kam për arëmiq.
23Provo-më, o Perëndi, edhe ngjih zëmrënë t’ime; shiko-më, edhe ngjih mendimet’ e mi;
24edhe shih ndë është ndek unë edhe udhë e shtrëmbërë; edhe hiq-më mbë udhë të përjetëshme.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.