1I bekuarë qoftë Zoti, shkëmbi im, ay që mëson duart’ e mia për të zënë, gishtrit’ e mi për luftë,
2përdëllimi im edhe kasteli em, e larta mpshtetëja ime, edhe dëlirësi im, mburonja ime; shpëreva mbë atë që vë ndënë mua llausnë t’im.
3O Zot, ç’është njieriu, që ta ngjohç! A i biri i njieriut, që ta mendojsh!
4Njieriu i gjan së kotësë, ditt’ e ati shkonjënë posi hije.
5O Zot, ul qiellt’ e tu, edhe cbrit; përkit maletë, edhe do të nxierrënë tym.
6Vetëti vetëtimë, edhe do t’i përndajsh; hith shigjetat’ e tua, edhe do t’i përziejsh.
7Ngjat duart’ e tua së larti, shpëto-më edhe ruaj-më prej ujëravet shuma, prej dorësë bijet huaj,
8të cilëvet goja flet të kotë, edhe e diathta e atyreve ësht’ e diathtë gënjeshtre.
9O Perëndi, do të këndonj për ty kënkë të re; me psalltir dhietë kordhëzash do të psall për ty,
10që ep shpëtim mbëretrëvet, që dëlir Dhavidhë shërbëtorinë tënt prej shpatësë keqe.
11Shpëto-më edhe ruaj-më prej dorësë bijet huaj, të cilëvet goja flet të kotë, dhe e diatht’ e atyreve ësht’ e diathtë gënjeshtre,
12që të jenë bijtë t’anë posi bimëra të ra, që rritenë, kur janë të rinj, bijatë t’ona posi gurë të gdhëndurë, që virenë ndë çipt të murit pallatit;
13qilaretë t’anë janë plot, e nxierrënë ç’do farë gjëje; dhëntë t’ona shumonenë me mijëra e me dhietë mijëra ndë fushat t’ona,
14qetë tanë janë të fortë për të mbarturë barrë; mos qoftë as të ryrë as të dalë, as të bërtiturë ndë rugat’ tona.
15Lum ay llaus që gjëndetë kështu! Lum ay llaus, të cilit Zoti është Perëndia i ati!
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.