1Perëndia është mpshtetëja jonë, edhe fuqia, ndihmë fort e gatije ndë shtrëngimet.
2Përandaj nuk do të kemi frikë, kur të tundetë dheu, edhe të ndërronjënë vënt maletë ndë kërthizë të detëravet;
3gjëmonjënë e përzihenë ujërat’ e atyreve, tundenë maletë prej lartësisë ati. Sellah.
4Rrëket’ e lumit kanë për të gëzuarë qytetn’ e Perëndisë, të shënjtëruarinë (vëndin’) e tendavet të Lartit.
5Perëndia është në mes t’ati, edhe nukë do të tundetë; Perëndia do t’i ndihnjë që shpejt ndë mëngjes.
6U përzienë kombe, u tuntnë mbëretëri, dha zën’ e ti i Larti, u tret dheu.
7Zoti i fuqivet është bashkë me ne, Perëndia i Jakovit është ndihmëtari ynë. Sellah.
8Ejani, e shihni punët’ e Zotit: ç’farë punë të maniçime bëri ndë dhet.
9Pushon luftëtë gjer ndë anët’ të dheut, copëton hark, edhe thyen armë, edhe diek qerre ndë ziar.
10Pushoni, e ngjihni, se unë jam Perëndia, do të lartonem ndër kombet, do të lartonem ndë dhet.
11Zoti i fuqivet është bashkë me ne, Perëndia i Jakovit është ndihmëtari ynë. Sellah.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.