Psalltiri 86 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Urat’ e Dhavidhit.

1Kërrus veshnë tënt, o Zot, edhe ndigjo-më, se unë jam dorë-hollë e i nevojëshim.

2Ruaj shpirtinë t’im, se jam i drejtë; ti, o Perëndia im, shpëto shërbëtorinë tënt, që shpëren mbë ty.

3Përdëllye-më, o Zot, se ty po thërres gjithë ditënë.

4Gëzo shpirtin’ e shërbëtorit tënt, se ndë ti, o Zot, vara shpirtinë t’im.

5Se ti, o Zot, je i mirë, e i dhëmpshurë, e shumë i përdëllyeshim mbë gjithë ata që thërresënë mbë ty.

6Mba-i vesh të falurit t’im, o Zot, edhe ndigjo zën’ e lutjesë sime.

7Do të thërres mbë ty ndë ditë të shtrëngimit t’im, se do të më ndigjonjç.

8Nukë të gjan ndonjë ndër perëndirrat, o Zot, as nukë janë posi punët’ e tua.

9Gjithë kombetë që bëre, do të vinjënë, e do të adhuronjënë përpara teje, o Zot, edhe do të lavduronjënë emrinë tënt;

10se ti je i math, edhe bën punë të maniçime, ti je i vetëmi Perëndi.

11Hiq-më ndë udhët tënde, o Zot, edhe do të ecënj ndë të vërtetët tënde; ngjit zëmrënë time ndë frikët të emërit tënt.

12Do të të lavduronj, o Zot Perëndia im, me gjithë zëmrënë time, edhe do të lavduronj emrinë tënt, gjithë jetënë,

13se përdëllimi yt ësht’ i math mbë mua, edhe shpëtove shpirtinë t’im prej varrit fort të poshtërm.

14O Perëndi, të pa-udhëtë u ngritnë kundrë meje, edhe përmbëledhëje të fortësh kërkuanë shpirtinë t’im, edhe nukë të vunë përpara vetëhesë tyre.

15Po ti, o Zot Perëndia im, je i dhëmpshurë, edhe i përdëllyeshim, e zëmrë-gjerë, e përdëllim-math, e i vërtetë.

16Shtierë sytë mbë mua, edhe përdëllye-më; ep-i fuqinë tënde shërbëtorit tënt, edhe shpëto të birrë e shërbëtoresë sate.

17Bën ndek unë shënjë për të mirë, që të shohën’ ata që më kanë mëri, edhe të turpëronenë, se ti, o Zot, më ndihe, edhe më ngushëllove.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help