Psalltiri 62 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar, për Jedhuthunë. Psallm’ e Dhavidhit.

1Vetëmë mbë Perëndinë prëhetë shpirti im, sepse shpëtimi im (vien) prej ati.

2Vetëm’ ay është guri im, edhe shpëtimi im, mburonjësi im; s’do të tundem së tepëri.

3Gjer kur do t’i biri përsiprë njieriut? Ju të gjithë do të vriti, (ini) si mur i epurë, edhe si garth i shtyturë.

4Nukë bënjënë tiatërë këshillë, për veç ta shtienë poshtë nga nderi, u pëlqen gënjeshtra, bekonjënë me gojë, e mallkonjënë me zëmërë. Sellah.

5Po ti, o shpirti im, prëhu mbë Perëndinë, se tek ay është shpëresa ime.

6Vetëm’ ay është guri im, edhe shpëtimi im, mburonjësi im; s’kam për të luajturë vëndit.

7Shpëtimi im edhe lavdimi im është te Perëndia; guri i fuqisë s’ime, edhe mpshtetëja ime është te Perëndia.

8Shpëreni mb’atë kurdo, o llaus, hapni zëmratë tuaj përpara ati, se Perëndia është ndihmësi ynë. Sellah.

9Vërtet njierëzit’ e dorësë poshtërme janë të kotë, edhe zotërinjtë të rrem: ndë ziqt, të gjithë bashkë janë më të lehtë, se vetë e kota.

10Mos shpëreni mbë pa-udhëri, edhe mos kini mall për rrëmbim; ndë rriethtë gjëja, mos ngjitni zëmrënë pas asaj.

11Një herë foli Perëndia, dy herë e ndigjova këtë, se fuqia ësht’ e Perëndisë.

12Edhe yti është përdëllimi, o Zot, se ti do të ja paguanjç gjithë-se-cilit pas punëvet ti.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help