Psalltiri 30 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Psallmë kënke për të përtëriturit e shtëpisë Dhavidhit.

1Do të të lartonj, o Zot, se më ndihe, edhe nukë gëzove arëmiqt’ e mi mbë mua.

2O Zot Perëndia im, bërtita mbë ty, edhe më shërove.

3O Zot, nxore shpirtinë t’im prej varrit, më shpëtove nga ata që cbresënë ndë gropë.

4Psallni Zotit, o të drejtët’ e ati, edhe lavduroni kujtimn’ e shënjtërisë ati.

5Sepse zëmërim’ i ati (është vetëmë për një çikë herë) kur zëmëronetë, po (është) jetë ndë dashurim t’ati, mbrëmanet mund të vinjë të qarë, po ndë mëngjes (bënetë) gëzim.

6Po unë thashë ndë mbarësit t’ime: Nukë do të tundem për gjithë jetënë.

7O Zot, me anë të dashurimit tënt i dhe fuqi malit t’im. Po ktheve mbënjanë faqenë tënde, edhe u përzieshë.

8Mbë ty thërrita, o Zot, edhe iu luta Perëndisë t’im.

9Ç’ të mirë (bënetë) ndë gjakt t’im, ndë cbritsha ndë gropë? Mos do të të lavduronjë pluhuri? A do të dëftenjë të vërtetënë tënde?

10Ndigjo o Zot, edhe përdëllye-më, o Zot, bënu ndihmësi im.

11Ktheve të qarëtë t’im ndë gëzim, grise thesnë t’im, edhe më ngjeshe gëzim,

12që të psallë për ty lavdia ime, edhe të mos pushonjë. O Zot Perëndia im, do të të lavduronj gjithë jetënë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help