Psalltiri 119 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Allef.

1Lum ata që dalënë faqe-bardhë mb’udhë, ata që ecënjënë ndë nom të Zotit.

2Lum ata qi ruanjënë martyrit’ e ati, ata që kërkonjënë atë me gjithë zëmërë,

3edhe ata nuk punonjënë pa udhë, po ecënjënë ndë udhët t’ati.

4Ti urdhërove të ruhenë fort porosit’ e tua.

5Makar të drejtonen’ udhët’ e mia, që të ruanj urdhërimet e tua.

6atëhere nukë do të turpëronem, kur shtie sytë mbë gjithë urdhërimet e tu.

7Do të të lavduronj me të drejtët të zëmrësë, kur të mësonj gjykimet’ e drejtërisë s’ate.

8Do të ruanj urdhërimet’ e tu, mos hiq dorë prej meje fare.

Beth.

9Me ç’farë pune do t’e qëronjë i riu udhën’ e ti, duke ruajturë fjalët’ e tua?

10Të kërkova me gjithë zëmërë, mos më bën të largonem nga porosit’ e tua.

11Ruajta fjalët e tua ndë zëmërët t’ime, që të mos fëjen mbë ty.

12I bekuarë je, o Zot, mësomë urdhërimet’ e tu.

13Me buzët e mia dëfteva gjithë gjyqet’ e gojësë s’ate.

14U gëzuashë ndë udhët të martyrivet tua, si për ç’do pasëje.

15Do të shkonj ndër mënt urdhërimet e tu, edhe do të ngjoh udhët’ e tua.

16Do të gëzonem për urdhërimet e tu, nukë do të harronj fjalët’ e tua.

Gimell.

17Çpago shërbëtorinë tënt, bëmë të rronj e të ruanj fjalënë tënde.

18Çil syt’ e mi, edhe do të shoh punët’ e maniçime prej nomit tënt.

19Unë jam i huaj ndë dhet, mos fshih prej meje porosit’ e tua.

20Shpirti im dëshëron, për mallt që kam për gjyqet e tu përherë.

21Qërtove të mallëkuarëtë madhështorë që përvarenë mbë-nj’-anë prej urdhërimevet tu.

22Ngre prej meje turpëjenë edhe çpërnderimnë, se ruajta martyrit’ e tua.

23Sepse ndënjtinë të parë, e folnë kundrë meje, po shërbëtori yt shkontej ndër mënt urdhërimet’ e tu.

24Sepse martyrit’ e tua janë mendimi im,edhe këshillësit’ e mi.

Daleth.

25Shpirti im ngeli ndë baltë, ep-më frymë të gjallë pas fjalësë s’ate.

26Dëfteva udhët’ e mia, edhe më ndigjove; mëso-më urdhërimet’ e tu.

27Bë-më të kupëtonj udhën’ e urdhërimevet tu, edhe do të shkonj ndër mënt punët’ e tua të maniçimetë.

28Shpirti im po kullon prej shtrëngimit, forco-më pas fjalësë s’ate.

29Mërgo prej meje udhën’ e gënjeshtrësë, edhe fal-më nomnë tënt.

30Cgjodha udhën’ e së vërtetësë, vura ndër mënt gjyqet’ e tu.

31U ngjita pas martyrivet tua, o Zot, mos më turpëro.

32Do të ecënj ndë udhët të porosivet tua, kur të cgjeronjsh zëmrënë time.

He.

33Mëso-më, o Zot, udhën’ e urdhërimevet tu, edhe do t’e ruanj kurdo.

34Bë-më të mënçurë, edhe do të vështronj nomnë tënt, edhe do t’e ruanj me gjithë zëmërët time.

35Hiqmë udhënë ndë urdhërimet e tu, se atë desha.

36Unj zëmrënë t’ime ndë martyrit’ e tua, e mos ndë lakëmim.

37Kthe mb’-nj’-anë syt’ e mi për të mos parë kotësirë, ep-më frymë të gjallë mb’udhët tënde.

38Qëndro fjalënë tënde nde shërbëtori yt, që të ka frikënë.

39Hiq çpërnderimnë t’im, që ndruanj, se gjyqet’ e tu janë të mirë.

40Shih ndek dëshërova porosit’ e tua, ep-më frymë të gjallë me anët të drejtërisë s’ate.

Vau.

41Edhe arthtë përdëllimi yt mbë mua, o Zot, (edhe) shpëtimi yt pas fjalësë s’ate.

42Edhe do t’u përgjigjem atyre që më çpërnderonjënë, se shpëreva mbë fjalët e tua.

43Edhe mos ngre fare prej gojësë s’ime fjalën’ e së vërtetësë, se shpëreva mbë gjyqet e tu.

44Edhe do të ruanj nomnë tënt përherë ndë jetët të jetësë.

45Edhe do të ecënj ndë vënt të gjerë, se kërkova porosit’ e tua.

46Edhe do të flas përpara mbëretrëve për martyrit’ e tua, edhe nukë do të turpëronem.

47Edhe do të gëzonem për porosit’ e tua, që desha fort.

48Edhe do të ngre duart’ e mia ndë porosit’ e tua, që desha, edhe do të shkonj ndër mënt urdhërimet’ e tu.

Zajn.

49Kujto fjalënë ndë shërbëtori yt, ndë të cilënë më bëre të shpërenj.

50Këjo më ngushëllon ndë shtrëngimt t’im, se fjala jote më dha frymë të gjallë.

51Madhështorëtë më përqeshinë fort, po unë nukë dolla jashtë prei nomit tënt.

52Mendova gjykimet’ e tu të jetëshmitë, o Zot, edhe u ngushëllova.

53Më mori frikë nga fajtorëtë që kanë hequrë dorë prej nomit tënt.

54Urdhërimet’ e tu më ishinë kënkë ndë dhe të huaj.

55Kujtova natënë emrinë tënt, o Zot, edhe ruajta nomnë tënt.

56Këjo m’u bë, se ruajta urdhërimet’ e tu.

Heth.

57Piesa ime je, o Zot, thashë të ruanj fjalët’ e tua.

58Iu luta faqesë s’ate me gjithë zëmërë; përdëllyemë pas fjalësë s’ate.

59Mendova udhët’ e tua, edhe ktheva këmbët’ e mia mbë martyrit’ e tua.

60Shpejtova, edhe s’mendova të ruanj porosit’ e tua.

61Tufë fajtorësh më qarkuanë, po unë nukë harrova nomnë tënt.

62Ndë mest të natësë cgjonem për të lavduruarë ty për gjyqet e drejtërisë s’ate.

63Unë jam piesëtar i gjithë atyreve që të kanë frikë, e ruanjënë porosit’ e tua.

64Dheu është plot me përdëllimnë tënt, o Zot, mësomë urdhërimet’ e tu.

Teth

65I bëre mirë shërbëtorit tënt, o Zot, pas fjalësë s’ate.

66Ep-më mëndëje të mirë, e dituri, se besova urdhërimevet tu.

67Para se të vuanje, unë fëjeva, po tashi ruajta fjalënë tënde.

68Ti je i mirë, edhe mirë-bërës; mësomë urdhërimet’ e tu.

69U shumuanë ndek unë gënjeshtrat’ e madhështorëvet, po unë do të ruanj porosit’ e tua me gjithë zëmërë.

70Zëmëra e atyreve ngriu posi dhiamë, po unë gëzonem për nomnë tënt.

71U bë mirë për mua, që hoqa keq, për të mësuar’ urdhërimet’ e tu.

72Nom’ i gojësë s’ate është më i mirë për mua, se mijëra ari e ergjëndi.

Jod.

73Duart’ e tua më bënë, edhe më gatuanë; bë-më të mënçim, edhe do të mësonj porosit’ e tua.

74Ata që të kanë frikë, do të më shohënë, edhe do të gëzonenë, se shpëreva mbë fjalët tënde.

75Ngjoh, o Zot, se gjyqet’ e tu janë drejtëri, edhe me udhë më përgjunje.

76Le të më ngushëllonjë pra përdëllimi yt, pas fjalësë s’ate mbë shërbëtorë tënt.

77Le të vinjënë përdëllimet’ e tu mbë mua, që të rronj, se nomi yt është mendimi im.

78U turpërofshinë madhështorëtë, se kërkonjënë të më prishnjënë pa udhë, po unë do të shkonj ndër mënt porosit’ e tua.

79Le të kthenen ndek unë ata që të kanë frikë, edhe ata që ngjohënë martyrit’ e tua.

80Zëmëra ime qoftë e kërkuarë mbë urdhëratat e tua, që të mos turpëronem.

Kaf.

81Më digjetë shpirti për shpëtimnë tënt, shpëreva mbë fjalët tënde.

82Më ranë sytë për fjalënë tënde, duke thënë: Kur do të më ngushëllonjç?

83Se u bëshë posi shakulli ndë tym, (po) nukë harrova urdhëratat’ e tua.

84Sa janë ditt’ e shërbëtorit tënt? Kur do të bënjç gjyqe kundrë atyreve që më ndiekënë?

85Madhështorëtë rëmuanë gropa për mua, të cilëtë nukë janë pas nomit tënt.

86Gjithë porosit’ e tua janë të vërteta; pa udhë më ndiekënë, ndihmë.

87Për pak desh më rrëzuanë për dhe, po unë nukë hoqa dorë prej porosivet tua.

88Pas përdëllimit tënt, ep-më frymë të gjallë, edhe do të ruanj martyrit’ e gojësë s’ate.

Llamed.

89Për gjithë jetënë, o Zot, fjala jote mbetetë ndë qiell.

90E vërteta jote bres pas brezi; themelove dhenë, edhe mbetet.

91Pas urdhëratësë s’ate mbetetë gjer më sot, se të tërë janë shërbëtorët’ e tu.

92Nomi yt të mos ishtej mendimi im, atëhere do të humbeshe ndë shtrëngim t’im.

93Gjithë jetënë nukë do të harronj porosit’ e tua, se me ato më dhe frymë të gjallë.

94Unë jam yti, shpëtomë, se kërkova urdhërimet’ e tu.

95Fajtorëtë më pritinë, që të më prishinë, (po) unë do të mbanj vesh martyrivet tua.

96Mbë ç’do gjë të mbaruarë pashë funt, (po) porosia jote është fort e gjerë.

Mem.

97Sa e dua nomnë tënt! Gjithë ditën’ e shkonj ndër mënt të mia.

98Më bëre më të mënçurë se arëmiqt’ e mi, me anë të urdhëratavet tua, se janë përherë bashkë me mua.

99Jam më i mënçurë se gjithë ata që më mësonjënë, se shkonj ndëpër mënt martyrit’ e tua.

100Jam më i mënçurë se pleqtë, se ruajta porosit’ e tua.

101Ndala këmbët’ e mia nga ç’do udhë e keqe, që të ruanj fjalënë tënde.

102Nukë dola jashtë nga gjyqet’ e tu, se ti më mësove.

103Sa të ëmbla janë fjalët’ e tua ndë gurrmast t’im!

104Më tepërë se mialta ndë gojët t’ime. Prej porosivet tua u bëra i mënçurë, përandaj mora mëri ç’do udhë të shtrëmbërë.

Nun.

105Fjala jote është kandile ndër këmbët të mia, edhe dritë ndë udhët të mia.

106Bëra be, edhe do të qëndronj, për të ruajturë gjyqet’ e drejtërisë s’ate.

107Hoqa keq fort, o Zot, ep-më frymë të gjallë pas fjalësë s’ate.

108Prit dhuratat’ e gojësë s’ime pra, o Zot, që t’i bie me hir, edhe mësomë gjyqet’ e tu.

109Shpirtinë e kam kurdo ndë dorë, po nukë harrova nomnë tënt.

110Fajtorëtë më ngrehnë kurth, po unë nukë dolla jashtë porosivet tua.

111Trashëgova martyrit’ e tua për gjithë jetënë, se këto janë gëzim’ i zëmrësë s’ime.

112Unja zëmrënë time, për të bërë urdhërët’ e tu përherë gjer ndë funt.

Sameh.

113Mora mëri mendimet’ e shtrëmbërë, edhe desha nomnë tënt.

114Ti je ndihmësi im, edhe mburonjësi im, shpërenj mbë fjalët tënde.

115Largohuni prej meje, ju të këqijtë, se do të ruanj porosit’ e Perëndisë t’im.

116Ndih-më pas fjalësë s’ate, edhe do të rronj, edhe mos më turpëro mbë shpëresët t’ime.

117Ndihmë, edhe do të shpëtonj, edhe do të kem ndër mënt kurdo urdhëratat’ e tua.

118Ti shkelmove gjith’ ata që dalënë jashtë urdhëratavet tua, se gënjeshtr’ e atyre është e kotë.

119Heth tej gjithë të këqijt’ e dheut, posi plehë, andaj desha martyrit’ e tua.

120U droth misht t’im prej faqesë s’ate, edhe u frikësova nga gjyqet’ e tu.

Ain.

121Bëra gjyq e drejtëri, mos më ep ndë dorë të atyreve që më bënjënë punë pa udhë.

122Ziru dorë-zënë shërbëtorit tënt për mirë, le të mos më shtrëngonjënë madhështorëtë.

123Më ranë sytë për shpëtimnë tënt, edhe për fjalën’ e drejtërisë s’ate.

124Bënj bashkë me shërbëtorinë tënt pas përdëllimit tënt, edhe mësomë urdhërimet’ e tu.

125Unë jam shërbëtori yt, bë-më të mënçurë, edhe do të njoh martyrit’ e tua.

126Është kohë për të punuarë Zoti; prishnë nomnë tënt.

127Përandaj desha porosit’ e tua përmbi arnë, edhe përmbi arnë e kulluarë.

128Andaj njoha të drejta gjithë porosit’ e tua për ç’do gjë, edhe mora mëri ç’do udhë të shtrëmbërë.

Pe.

129Martyrit’ e tua janë të maniçime, përandaj i ruajti shpirti im.

130Të dëftyerët’ e fjalëvet tua ndrit, edhe bën të mënçurë të mituritë.

131Hapa gojënë t’ime, e mora frymë, se u mallënjeva për porosit’ e tua.

132Shtierë sytë mbë mua, edhe përdëllyemë, pas gjyqit atyre që duanë emrinë tënt.

133Ndreq çapet’ e mi ndë fjalët tënde, edhe le të mos më zotëronjë ndonjë pa-udhëri.

134Shpëto-më prej shtrëngimit njerëzet, edhe do të ruanj porosit’ e tua.

135Ndrit faqenë tënde mbë shërbëtorinë tënt, edhe mëso-më urdhërimet’ e tu.

136Rrëke ujërash derthnë syt’ e mi, ndek nukë ruajtinë nomnë tënt.

Çade.

137I drejtë je, o Zot, edhe të drejtë janë gjyqet’ e tu.

138Martyrit’ e tua që urdhërove janë drejtëri e vërtetëri fort e madhe.

139Zilia ime më treti, se arëmiqt’ e mi harruanë fjalët’ e tua.

140Fjala jote është fort e kulluarë, përandaj shërbëtori yt e do.

141Jam i vogëlë, edhe i pa-zënë për gjë, (po) nukë harrova porosit’ e tua.

142Drejtëria jote është drejtëri për gjithë jetënë, edhe nomi yt i vërtetë.

143Më gjetnë shtrëngime edhe nevola, (po) urdhëratat’ e tua janë gazi im.

144Martyrit’ e tua janë drejtëri për gjithë jetënë, bë-më të mënçim, edhe do të rronj.

Kof.

145Klitha me gjithë zëmërë, ndigjo-më, o Zot, edhe do të ruanj urdhëratat’ e tua.

146Klitha mbë ty: shpëto-më, edhe do të ruanj martyrit’ e tua.

147Mëngova pa cbardhëllyerë, e klitha; shpëreva mbë fjalët tënde.

148Syt’ e mi harrinë përpara të ruajturavet natësë, për të shkuarë ndër mënt fjalënë tënde.

149Ndigjo zënë t’im, o Zot, pas përdëllimit tënt, ep-më frymë të gjallë pas gjyqit tënt.

150U afruanë ata që venë pas së keqesë, edhe u mërguanë prej nomit tënt.

151Ti, o Zot, je ngjat, edhe gjithë urdhërimet’ e tu janë të vërtetë.

152Sa për martyrit’ e tua e njoha që përpara, se i themelove për gjithë jetënë.

Resh.

153Shih shtrëngimnë t’im, edhe dëlir-më, se nukë harrova nomnë tënt.

154Gjyko gjyqnë t’im, edhe çpërble-më; ep-më frymë të gjallë pas fjalësë s’ate.

155Lark nga të pa-besëtë shpëtimi, se nukë kërkonjënë urdhëratat’ e tua.

156Të mëdhenj janë përdëllimet e tu, o Zot; ep-më frymë të gjallë pas gjyqit tënt.

157Shumë janë ata që më ndiekënë e më shtrëngonjënë, (po) nukë dolla jashtë martyrivet tua.

158Pashë ata që dalënë jshtë udhësë, edhe u drothçë, se nukë ruajtinë fjalënë tënde.

159Shih sa i dua porosit’ e tua, o Zot, ep-më frymë të gjallë pas përdëllimit tënt.

160Kryet’ e fjalësë s’ate ësht’ e vërteta, edhe gjithë gjykimet’ e drejtërisë s’ate janë për gjithë jetënë.

Shin.

161Të parëtë më ndoqnë kot, po zëmrënë t’ime e mori frika për fjalënë tënde.

162Gëzonem për fjalënë tënde, posi ay që gjen shumë plaçka.

163Kam mëri edhe më vien të ndohtë nga gënjeshtra, po dua nomnë tënt.

164Shtatë herë ditënë të lavduronj për gjyqet e drejtërisë s’ate.

165Ata që duan nomnë tënt, kanë shumë paqtim, edhe për ata s’ka skandhall.

166Prita shpëtimnë tënt, o Zot, edhe desha porosit’ e tua.

167Shpirti im ruajti martyrit’ e tua, edhe i deshi fort.

168Ruajta porosit’ e tua, edhe martyrit’ e tua, se gjithë udhët’ e mia janë përpara teje.

Tay.

169Le të afronetë lutëja ime përpara teje, o Zot; bë-më të mënçurë pas fjalësë s’ate.

170Le të vinjë të luturitë t’im përpara teje; ruajmë pas fjalësë s’ate.

171Buzët’ e mia do të nxierrënë kënkë, kur të më mësonjç urdhërimet’ e tu.

172Gjuha ime do të flasë fjalënë tënde, se gjithë porosit’ e tua janë drejtëri.

173Dora jote le të më ndihnjë, se cgjodha porosit’ e tua.

174U mallëngjyeva për shpëtimnë tënt, o Zot, edhe nomi yt është mendimi im.

175Do të rronjë shpirti im, edhe do të të lavduronjë; edhe gjyqet e tu do të më ndihnjënë.

176U solla atej e këtej, posi dele e humburë; kërko shërbëtorinë tënt, se nukë harrova porosit’ e tua.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help