Psalltiri 118 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

1Lavduroni Zonë, se ësht’ i mirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.

2Le të thotë tani Israilli, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.

3Le të thotë tani shtëpi’ e Aaronit, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.

4Le të thonë tani gjithë ata që i kanë frikë Zotit, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.

5Prej shtrëngimit i thirra Zotit, Zoti më ndigjoi, edhe më vu ndë vënt të gjerë.

6Zoti është me mua, nukë do të kem frikë, ç’do të më bënjë njieriu.

7Zoti është me mua ndërmiet t’atyre që më ndiqnjënë, edhe unë do të shoh arëmiqt’ e mi (si dua).

8Më mirë të ketë shpëresë gjithë-se-kush mbë Zonë, se të ketë shpëresë mbë njierinë.

9Më mirë të shpërenjë gjithë-kush mbë Zonë, se të shpërenjë mbë të parët.

10Gjithë kombetë më rrethuanë, po i kam për të thyerë mbë emërit të Zotit.

11Më qarkuan’ e më rrethuanë, po i kam për të thyerë mb’emërit të Zotit.

12Më rrethuanë posi mbletë, u shuanë posi ziar gjëmbash, sepse e kam për të thyerë mb’emërit të Zotit.

13Më shtyre fort, që të bierë, po Zoti më ndihu.

14Fuqia ime edhe kënka ime është Zoti, edhe u bë ndek unë shpëtim.

15Zë gëzimi edhe shpëtimi është ndë tendat të drejtëvet, e diatht’ e Zotit bën punë të madhe.

16E diatht’ e Zotit u lartua, e diatht’ e Zotit bën punë të madhe.

17Nukë do të vdes, po do të rronj, edhe do të tregonj punët’ e Zotit.

18Zoti më mundoj fort, po nukë më dha ndë dorët të vdekëjesë.

19Më hapni dyert’ e drejtërisë, do të rynj nd’ato, edhe do të lavduronj Zonë.

20Këjo është der’ e Zotit, të drejtëtë do të rynjënë ndë atë.

21Do të të lavduronj, se më ndigjove, e u bëre ndek unë ndihmë.

22Ay guri, që hothnë tej ata që ndërtonjënë, ky u bë krye-çipi;

23prej Zotit u bë këjo, edhe ësht’ e maniçime ndër syt t’anë.

24Këjo ësht’ ajo dita që bëri Zoti, le të gëzonemi e le të ngazëllonemi për atë.

25O zot, shpëto-na pra, o Zot bën-na udhën’ e mbarë pra.

26I bekuarë ësht’ ay që vien mbë emërit të Zotit, të bekuam prej shtëpisë Zotit.

27Zoti është Perëndia, edhe ndriti ndër ne; lithni kurbanë e së kremëtesë me litar, (edhe silleni) gjer ndë brirët të theroresë.

28Ti je Perëndia im, edhe do të të lavduronj, ti je Perëndia im, edhe do të të lartonj.

29Lavduroni Zotnë, se ësht’ i mirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help