Psalltiri 138 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Psallm’ e Dhavidhit.

1Do të të lavduronj me gjithë zëmërë t’ime, edhe do të të psall përpara ëngjëjet.

2Do të adhuronj ndë kishë tënde të shënjtëruarënë, edhe do të lavduronj emërinë tënt, për përdëllimnë tënt, edhe për të vërtetënë tënde, se madhërove fjalënë tënde më tepërë, se sa të pat dalë emëri.

3Atë ditë që klitha, më ndigjove, i dhe fuqi shpirtit t’im.

4Do të të lavduronjënë, o Zot, gjithë mbëretërit’ e dheut, kur të ndigjonjënë fjalët’ e gojësë s’ate,

5edhe do të këndonjënë nd’udhët të Zotit, se lavdi’ e Zotit ësht’ e madhe.

6Se Zoti ësht’ i lartë, edhe shtie sytë mbi të poshtërat, po të lartin’ e ngjeh që së mërguari.

7Ndë ecësha ndë mest të shtrëngimit, do të më apç frymë të gjallë, do të ndenjç dorënë tënde kundrë zëmërimit arëmiqet mi, edhe e diathta jote më ka për të shpëtuarë.

8Zoti do të mbaronjë (ato që duhenë) për mua; o Zot, përdëllimi yt është për gjithë jetënë, mos kthe sytë mbë-nj’-anë nga punët’ e duaret tua.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help