1Zoti mbëretëron, le të dridhenë llauzetë, ai që rri mbi Qeruvimet, le të tundetë dheu.
2Zoti ësht’ i math ndë Sionë, edhe ësht’ i lartë mbë gjithë kombet.
3Le të lavduronjënë emrinë tënt të madhë, edhe të frikshiminë, sepse ësht’ i shënjtëruarë.
4Edhe fuqia’e mbëretit do gjyq; ti bëre gati drejtëri, ti i bëre gjyq e drejtëri Jakovit.
5Lartoni Zotnë Perëndinë t’ënë, edhe adhuroni ndënë këmbëjen’ e këmbëvet ati, se është shënjt.
6Mojsiu edhe Aaroni ndërmiet të priftrëvet ati, edhe Samuilli ndërmiet t’atyreve që thërresënë mb’emërit të ati, thërritnë mbë Zonë, edhe i ndigjoj.
7Ndë shtylle reje u flitej; ruajtinë martyrit’ e ati, edhe urdhërimet’ e ati, që u dha.
8O Zot Perëndia ynë, ti i ndigjove ata, u bëre ndë ata Perëndi falës, po more çpagim për punërat’ e atyreve.
9Lartoni Zotnë Perëndinë t’ënë, edhe adhuroni ndë malt të ati të shënjtëruarinë, se Zoti Perëndia ynë është shënjt.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.