1Gëzonem, se Zoti ndigjoi zën’ e lutëjesë s’ime,
2se uli veshin’ e ti ndek unë, edhe gjithë ditt’ e jetësë s’ime do të thërres (mb’atë).
3Më qarkuanë të dhëmbura vdekëje, edhe më gjetnë shtrëngime varri; gjeta shtrëngim e të dhëmburë.
4Edhe thirra mb’emërit të Zotit: O Zot, shpëto shpirtinë tim.
5Zoti është’ i përdëllyeshim e i drejtë, edhe Perëndia ynë përdëllyen.
6Zoti ruan të mituritë; u përgjunjçë, edhe më shpëtoi.
7Kthehu, o shpirti im, ndë të prënjturit tat, se Zoti të bëri mirë.
8Se shpëtove shpirtinë t’im prej vdekëjesë, syt’ e mi prej loç, edhe këmbët’ e mia prej të shkari.
9Do të ecënj përpara Zotit ndë dhe të gjallëvet.
10Besova, përandaj fola; un’ u përgjunjçë fort,
11edhe unë thashë ndë tëmerimt t’im: Çdo njieri është rremës.
12Çë çpërblim t’i ap Zotit për gjithë ato të mirat që më bëri?
13Do të mar qeftin’ e shpëtimit, edhe do të thërres mb’emërit të Zotit.
14Do t’i ap Zotit uratat’ e mia, përpara gjithë llauzit ati.
15Vdekëja e të drejtëvet ati ësht’ e nderçime përpara Zotit.
16O Zot, unë jam shërbëtori yt, edhe i biri shërbëtoresë s’ate, ti cgjidhe të lidhurat’ e mia.
17Ty do të të bënj kurban lavdurimi, edhe mb’emërit të Zotit do të thërres.
18Do t’i ap Zotit uratat’ e mia, përpara gjithë llauzit ati,
19ndë hoborë të shtëpisë Zotit, ndë mes teje, o Jerusallimë. Allilluja.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.