Psalltiri 103 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Psallm’ e Dhavidhit.

1Beko Zonë, o shpirti im, edhe gjithë të përbrëndëshmet’ e mia, emërin’ e ati të shënjtëruarinë.

2Beko Zonë, o shpirti im, edhe mos harro gjithë të miratë, që të ka dhënë,

3atë që fal gjithë pa-udhërit’ e tua, atë qi shëron gjithë sëmundëjet’ e tua,

4atë që çpërblen jetënë tënde prej prishëjesë; atë që të kurorëzon me ndëjesë e me përdëllime,

5ai që ngin dëshërimnë tënt me të mira; djalëria jote përtërihetë posi e shqipesë.

6Zoti bën drejtëri e gjyq gjithë atyre që u bënetë pa udhë.

7I dëfteu udhët’ e tia Mojsiut, punët’ e tia të bijet Israillit.

8Zoti ësht’ i dhëmpshurë e i përdëllyeshim, zëmërë-gjerë e përdëllim-math.

9Nukë do të zëmëronetë përherë, as nukë do të mbajë mëri për gjithë jetënë.

10Nukë na e bëri pas pa-udhërivet t’ona, as na e çpagoi pas fajevet t’anë.

11Se sa i lartë është qielli prej dheut, kaqë i math është përdëllim’ i Zotit mb’ata që i kanë frikë.

12Sa ndan të lindurit’ e diellit nga të perënduarëtë, kaqë largoj prej nesh pa-udhëritë t’ona.

13Sikundër i dhëmp atit për diemt, kështu i dhëmp edhe Zotit për ata që i kanë frikë.

14Se ay ngjeh krijesënë t’ënë, e mba ment se jemi baltë.

15Ditt’ e njieriut janë pos bari, posi luleja e fushësë, kështu lulëzon.

16Se shkon era mb’atë, edhe s’është më, edhe vënd’ i ati nukë do t’e ngjohë më.

17Po përdëllim’ i Zotit është jetë pas jete mbë ata që i kanë frikë, edhe drejtëri e ati mbë të bijt e të bijet,

18që ruanjënë dhiatën’e ati, edhe mbanë mënt urdhërimet’ e ati, që t’i bënjënë.

19Zoti bëri gati fron’ e ti ndë qiell, edhe mbëretëria e ati zotëron mbi gjithë.

20Bekoni Zotnë, ju gjithë ëngjëjt’ e ati, të fortë me fuqi, ju që bëni fjalën’ e ati, ju që ndigjoni zën’ e fjalëvet ati.

21Bekoni Zotnë, ju gjithë fuqit’ e ati, ju punëtorët’ e ati, që bëni dashurimn’ e ati.

22Bekoni Zotnë, ju gjithë punët’ e ati, mbë çdo vënt të zotërisë ati; beko Zotnë, o shpirti im.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help