Psalltiri 122 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Kënk’ e shkallëvet Dhavidhit.

1U gëzuashë, kur më thanë: Le të vemi ndë shtëpi të Zotit.

2Këmbëtë t’ona do të qëndronjënë ndër dyert e tua, o Jerusallimë.

3Jerusallima është ndërtuarë, si qytet i përmbëledhurë bashkë.

4Atie hipënjënë farratë, farrat’ e Zotit pas martyrisë Israillit, për të lavduruar’ emërin’ e Zotit.

5Se atie u vunë frone për gjyq, fronet’ e shtëpisë Dhavidhit.

6Kërkoni paqtimn’ e Jerusallimësë, le t’u vejë mbarë atyre që të duanë,

7le të jetë paqtim ndë muret e tu, edhe mbarësi ndë pallatet e tu.

8Për punë të vëllezrëvet mi, edhe të afrëvet mi, do të them tashi, paqtim mbë ty!

9Për punë të shtëpisë Zotit Perëndisë t’ënë, do të kërkonj të mirënë tënde.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help