1Allilluja. Lavduroni emërin’ e Zotit, lavduroni, ju shërbëtorët’ e Zotit,
2që rrini ndë shtëpi të Zotit, ndë hobore të shtëpisë Perëndisë t’ënë.
3Lavduroni Zonë, se Zoti ësht’ i mirë; psallni emërit ati, se është mirë.
4Se Zoti cgjodhi Jakovë për vete, Israillë për thesoren’ e ti.
5Sepse un’ e ngjoha, se Zoti ësht’ i math, edhe Zoti ynë është përmbi gjithë perëndirat.
6Zoti bëri gjithë sa deshi ndë qiellt, e ndë dhet, ndë detet, e ndë gjith’ avyssat.
7Hipën retë prej anësë dheut, bën vetëtimëra për shi, nxier erëra prej thesorevet tia.
8I cili goditi diemt’ e paralindurë të Misirit që nga njieriu gjer mbë bagëtinë,
9dërgoj shenjë e punë të frikshime ndë mest tënt, o Misirë, mbi Faraonë, edhe mbi gjithë shërbëtorët’ e ati.
10I cili goditi kombe të mëdhenj, edhe vrau mbëretrë të fortë:
11Sionë, mbëretn’ e Amorevet, edhe Ogunë, mbëretn’ e Vashanit, edhe gjithë mbëretërit’ e Hanaanit.
12Edhe dha dhenë e atyreve trashëgim, trashëgim mbë Israillë llausn’ e ti.
13O Zot, emëri yt është për gjithë jetënë, edhe kujtimi yt, o Zot, bres pas brezi.
14Se Zoti do të gjykonjë llausn’ e ti, edhe do të ngushëllonetë për shërbëtorët e ti.
15Idhullat’ e kombevet janë ergjënt’ e ar, punë duarsh njieriu.
16Gojë kanë, e nukë flasënë, sy kanë, e nukë shohënë,
17veshë kanë, e nukë gjegjenë, as kanë frymë ndë gojët të tyre.
18Posi ato u bëfshinë ata që bënjënë ato, kushdo që ka shpëresë mbë ato!
19O shtëpi e Israillit, bekoni Zonë; o shtëpi e Aaronit, bekoni Zonë;
20o shtëpi e Leviut, bekoni Zonë; ju që i kini frikë Zotit, bekoni Zonë.
21I bekuarë qoftë Zoti prej Sionësë, ay që rri ndë Jerusallimë. Allilluja.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.