Psalltiri 47 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë për të bijt e Koreut.

1Përpiqni duartë, gjithë kombetë: brohorini për Zotnë me zë gëzimi.

2Se Zoti ësht’ i lartë, i frikëshim, mbëret i math mbi gjithë dhenë.

3Vuri ndënë ne llauze, edhe kombe ndënë këmbët t’ona.

4Cgjodhi për ne trashëgimnë t’ënë, bukurin’ e Jakovit, të cilën’ e deshi. Sellah.

5Perëndia hipi me brohori, Zoti me zë trumbete.

6Psallni Perëndisë t’ënë, psallni; psallni mbëretit t’ënë, psallni.

7Se Perëndia është mbëret’ i gjithë dheut, psallni me urtësi.

8Perëndia mbëretëron mbi kombet, Perëndia rri ndë fron të shënjtëruarin’ e ti.

9Urdhëratësit’ e llauzevet u mbëlothnë bashkë me llausn’ e Perëndisë Avraamit, sepse mburonjat’ e dheut janë të Perëndisë: u lartua fort.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help