Psalltiri 113 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

1Allilluja. Lavduroni, o shërbëtorët’ e Zotit, lavduroni emërin’ e Zotit.

2Qoftë i bekuarë emër’ i Zotit që tani e për gjithë jetënë.

3Qoft’ i lavduruarshim emër’ i Zotit që nga len dielli e gjer ndek perëndon.

4Zoti ësht’ i lartë mbë gjithë kombet; lavdia e ati është mbë qiejt.

5Kush është si Zoti Perëndia ynë: Ay që rri mbë të lartat.

6Ay që vështron poshtë ndë qiellt e ndë dhet,

7ay që ngre prej baltësë dorë-hollinë, edhe larton prej plehësh të nevojëshiminë,

8që t’e bënjë të rrijë bashkë me të parët, bashkë me të parët e llauzit ati,

9ay që bën gruan shterpë të rrijë ndë shtëpi ëme me diem duke gëzuarë. Allelluja.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help