Psalltiri 101 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Psallm’ e Dhavidhit.

1Do të këndonj përdëllim e gjyq, për ty, o Zot, do të psall.

2Edhe do të jem i urtë nd’udhë të pa-ndyrë; kur do të vish ndek unë, do të ecënj ndë të pa-keqen’ e zëmrësë s’ime, ndë mes të shtëpisë s’ime.

3Nukë do të vë përpara syvet mi gjë të keqe; marr mëri ata që dalënë jasht’ udhësë, nukë do të më ngjitetë.

4Zëmër’ e shtrëmbërë do të çqitetë prej meje, nukë do të ngjoh të keqenë.

5Atë që përflet fshehuraj të afërmin’ e ti, këtë do t’e ndiek; nukë do të ha bashkë me atë që ka sy madhështuar. Edhe zëmërë që lakëmon.

6Syt’ e mi do të jenë mbi besëtarët’të dheut, që të rrinë bashkë me mua; ay që ecën ndë udhë të pa-ndyrë, ky do të më shërbenjë.

7Ay që gënjenë, s’ka për të ndënjurë ndë mes të shtëpisë s’ime; ay që flet gënjeshtrë, nukë do të qëndronjë përpara syvet mi.

8Për mëngjes kam për të prishurë gjithë fajtorët’ e dheut, që të shuanj prej qytetit Zotit gjithë ata që punonjënë pa udhë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help