1Ngre syt’ e mi ndë malet, nga do të vinjë ndihma ime.
2Ndihma ime (vien) prej Zotit, që bëri qielln’ edhe dhenë.
3Nukë do të lërë të tundetë këmba jote, as nukë do të dremitnjë ay që të ruan.
4Na ndek nukë do të dremitnjë, as nukë do të flerë ay që ruan Israillë.
5Zoti është ruajtësi yt, Zoti është mbulesa jote mbë dorët tënde të diathtënë.
6Ditënë dielli nukë do të diegë, as hëna natënë.
7Zoti do të të ruanjë prej ç’do të keqeje, ay do të të ruanjë shpirtinë tënt.
8Zoti do të ruanjë të dalëtë tënt e të ryrët tënt, që tani e gjithë jetënë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.