Psalltiri 142 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mashhill i Dhavidhit: uratë, kur ishtej ndë shpellët.

1Me zënë tim klitha mbë Zonë, me zënë tim iu luçë Zotit.

2Do të derth të luturitë t’im përpara ati, do të dëftenj shtrëngimnë t’im përpara ati.

3Kur m’u zu fryma, atëhere ti njohe udhët’ e mia, fshehnë kurth për mua, mb’atë udhë që ecënjë.

4Vështronje mbë të diathtë, edhe shikonje, po s’kish ndonjë të më ndihtej; mpështetëja humbi prej meje, edhe s’kish ndonjë të kërkontej shpirtinë t’im.

5Thirra ndë ti, o Zot, e thashë: Ti je shpëresa ime, piesa ime ndë dhe të gjallëvet.

6Mba-i vesh zërit t’im, se u përgjunja fort; shpëtomë prej atyreve që më ndiekënë, se janë më të fortë se unë.

7Nxir shpirtinë t’im prej burgut, që të lavduronj emrinë tënt; të drejtëtë do të më qarkonjënë, kur të ma çpaguajsh.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help