Psalltiri 11 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.

1Vura shpëresënë mbë Zonë, qysh i thoni shpirtit t’im: Ikë ndër male posi shpes?

2Sepse, na fajtorëtë tek ngrehnë hargunë, bënë gati shigjetatë mbi kordhëzënë, për të shigjetuarë ndë errëcirë zëmërë-drejtëtë.

3Sepse ata rrëzuanë ato që ndërtove ti, po i drejti ç’bëri?

4Zoti është ndë të shënjtëruarën’ e ti, Zoti (ka) fron’ e ti ndë qiell; syt’ e ati vënë re të nevojëshiminë, qepallat’ e ati vështronjënë të bijt’ e njierëzet.

5Zoti vështron të drejtinë, po të pa-besinë edhe atë që do të shtrëmbërinë shpirti i ati e ka mëri.

6Do të bënjë të bierë shi kurthash mbi fajtorët; ziarr, e squfurë, e erë e fortë është pies’ e qeftit atyreve.

7Se Zoti ësht’ i drejtë, edhe do drejtëri, syr’ i ati sheh drejtëri.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help