Psalltiri 96 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

1Këndoni Zotit kënkë të re, këndoni Zotit, gjithë dheu.

2Këndoni Zotit, bekoni emërin’ e ati, epni zë ditë për ditë për shpëtimn’ e ati.

3Dëfteni kombevet lavdin’ e ati, gjithë llauzevet punët’ e ati të maniçimetë.

4Se Zoti ësht’ i math, edhe fort i lavduruarshim; ësht’ i frikshim përmbi gjithë perëndit.

5Se gjithë perëndit’ e kombevet janë idhulla, po Zoti bëri qiejtë.

6Lavdurim e madhëri është përpara ati, fuqi e bukuri është ndë shënjtëroret t’ati.

7Epni Zotit, o atërit’ e kombevet, epni Zotit lavdi e fuqi.

8Epni Zotit lavdin’ e emërit ati; merni kurbane, edhe hyni ndë hoboret’ t’ati.

9Adhuroni Zotnë ndë të bukurënë shënjtëroren’ e ati; kini frikë prej faqesë ati, gjithë dheu.

10Thoni ndër kombet, se Zoti mbëretëron, sepse bota do të jetë e forcuarë, që të mos tundetë; do të gjykonjë llauze me drejtëri.

11Le të gëzonenë qiejtë, edhe le të ngazëllonetë dheu; le të gjëmonjë deti, edhe të mbushurit’ e ati.

12Le të gëzonenë fushatë, edhe gjithë ç’janë nd’ato; atëhere do të gëzonenë gjithë drurët’ e pyllit, prej faqesë Zotit,

13se vien, se vien të gjykonjë dhenë; do të gjykonjë botënë me drejtëri, edhe llauzetë me të vërtetën’ e ti.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help