Psalltiri 20 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.

1Të ndigjoftë Zoti ndë ditë të shtrëngimit! Të mburoftë emër’ i Perëndisë Jakovit!

2Të dërgoftë ndihmë prej të shënjtëruarit (vënt), edhe të forcoftë prej Sionësë!

3Kujtoftë gjithë kurbanet’ e tu, edhe të prittë kurban gjithë-diegurinë! Sellah.

4Të dhashtë pas zëmrësë s’ate, edhe mbaroftë gjithë këshillënë tënde!

5Do të gëzonemi për shpëtimnë tënt, edhe do të madhonemi mb’emërë të Zotit Perëndisë t’ynë; mbaroftë Zoti gjithë të lypurat’ e tua!

6Ndashti ngjoha, se Zoti shpëtoi të lyerin’ e ti; do t’e ndigjonjë prej qiellit shënjtërisë ti; shpëtim’ i së diathtës’ ati (është) me fuqi.

7Ca (mburrenë) ndë qerre, e ca ndë kuaj, po na do të thërresmë mb’emër të Zotit Perëndisë t’ynë.

8Ata shkanë edhe ranë, po na u ngritëm, edhe ndenjtëm drejtë.

9O Zot, shpëto mbëretnë, edhe ndigjo-na, atë ditë që të thërresmë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help