Psalltiri 61 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth. Psallm’ e Dhavidhit.

1Ndigjo klithmënë t’ime, o Perëndi, vër’-i vesh të falurit t’im.

2Kam për të thirrë mbë ty prej anëvet dheut, kur fiketë zëmëra ime, hiq-më udhënë ndë gur, që është fort i lartë për mua.

3Se ti m’u bëre pshtetëje, pyrk i fortë përpara arëmikut.

4Kam për të ndënjturë përherë ndë tendët tënde, do të hynj ndënë mbulesën’ e fletëvet tua. Sellah.

5Se ti, o Perëndi, ndigjove uratënë t’ime, dhe trashëgim atyreve që kanë frikë emërit tënt.

6Do të shtonjç ditt ndë ditt të mbëretit, viet’ e ati qofshinë bres pas brezi.

7Do të mbetetë gjithë jetënë përpara Perëndisë, bën ta ruanjënë përdëllimi edhe e vërteta.

8Kështu do të psall përherë për emrinë tënt, që të ap uratat’ e mia ditë për ditë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help