1Allilluja. Lum ay njieri që e ka frikë Zotinë, i ka anda fort porosit’ e ati.
2Far’ e ati do të jetë e fortë ndë dhet, brez’ i të drejtëvet do të bekonetë.
3Nder e pasëje do të jenë ndë shtëpit të ati, edhe drejtëria e ati mbetetë ndë jetët të jetësë.
4Len dritë ndë errëcirë për të drejtët, është përdëllyenjës, e i dhempshurë, e i drejtë.
5Njieriu i mirë bën përdëllim e ep hua, qivernon punët’ e tia me gjyq.
6Andaj nukë do të tundetë kurrë; i drejti është për të kujtuarë gjithë jetënë.
7Prej zërit keq nukë do të ketë frikë; zëmër’ e ati është gati për të shpëryerë mbë Zonë.
8Zëmër’ e ati është e fortë, nukë do të ketë frikë, gjer sa të shohë (çpagimnë) mbë arëmiqt’ e ti.
9Përndau, dha dorë-hollëvet; drejtëri’ e ati mbetetë ndë jetët të jetësë, brir’ i ati do të lartonetë me lavdi.
10Fajtori do të shohë, edhe do të zëmëronetë, do të kërcasë dhëmbët’ e ti, edhe do të tretetë; dëshërimi i fajtorit do të vdiretë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.