1Gjer kur, o Zot, do të më harronjç gjithë-në? Gjer kur do të kthenjç mbë-nj-anë faqenë tënde prej meje?
2Gjer kur do të bënj këshillë ndë shpirt t’im, të dhëmbura ndë zëmërë t’ime dit’ e natë? Gjer kur do të lartonet’ arëmiku im mbi mua?
3Vërë re, ndigjo-më, o Zot Perëndia im, ndrit syt’ e mi, mos fle ndonjë herë gjumën’ e vdekëjesë,
4mos thotë ndonjë herë arëmiku im: Dola më i fortë se ay, ata që më shtrëngonjënë, do të gëzonenë, ndë u tunça.
5Po unë shpëreva mbë përdëllimnë tënt, zëmra ime do të gëzonetë për shpëtimnë tënt.
6Do t’i këndonj Zotit, që më bëri mirë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.