Psalltiri 54 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth, Mashhill i Dhavidhit, kur erthnë Zifasitë edhe i thanë Saullit: Nuk’ është fshehurë ndër ne Dhavidhi?

1O Perëndi, shpëto-më mb’emërit tënt, edhe gjyko-më me fuqit tënde.

2O Perëndi, ndigjo të faluritë t’im, mba vesh fjalëvet gojësë s’ime.

3Se u ngritnë të huaj kundrë meje, edhe shtrëngimtarë kërkonjënë shpirtinë t’im, edhe nukë vunë Perëndinë përpara vetëvetëhesë. Sellah.

4Na te më ndih Perëndia, edhe Zoti është bashkë me ata që mburonjënë shpirtinë t’im.

5Do të kthenjë të këqiatë mbi arëmiqt e mi; rrëzo ata me drejtërinë tënde.

6Vetëvetiut do të të bënj kurban, do të lavduronj emërinë tënt, o Zot, se ësht’ i mirë.

7Se më shpëtove prej çdo shtrëngimi, edhe syri im pa (si desh) arëmiqt’ e mi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help