Psalltiri 64 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.

1O Perëndi, ndigjo zënë t’im, ndë lutëjet t’ime, ruaj jetënë t’ime prej frikësë arëmikut.

2Fshih-më prej këshillësë të këqijvet, prej gjindiesë që punonjënë pa udhë,

3të cilëtë prehnjënë gjuhën’ e tyre, posi shpatë, ngrehnjënë harkun’ e tyre, edhe hedhënë shigjeta, fjalë të hidhura,

4që të shigjetonjënë fshehuraj të pa-fajminë, e shigjetonjënë fshehuraj, edhe s’kanë frikë.

5Forconjënë vetëhenë ndë fjalë’ te keqe, pishtëllinjënë të fshehnjënë kurth, thonë: Kush do t’i shohë?

6Kërkonjënë me kujdes punë pa udhë, u lothnë duke kërkuarë me kujdes, edhe të përbrendëshmetë, edhe zëmra e çdo njieriu ësht’ e thellë.

7Po Perëndia do t’i shigjetonjë, plagët’ e atyreve do të jenë nga shigjeta të papritura.

8Edhe (fjalët’) e gjuhës’ atyreve do të bienë mbi ata, do të ikënjënë gjith’ ata që i shohënë.

9Edhe çdo njieri do të frikësonetë, edhe do të tregonjënë punët’ e Perëndisë, edhe do të kupëtonjënë të bërat’ e ati.

10I drejti do të gëzonetë mbë Zotnë, edhe do të shpërenjë mb’atë; edhe do të mburrenë gjithë zëmërë-drejtëtë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help