Psalltiri 12 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar mbi Sheminith. Psallm’ e Dhavidhit.

1Shpëto-më, o Zot, se s’mbet i drejtë, se u pakësuanë të vërtetatë prej të bijet njierëzet.

2Gjithë-se-cili flet të kota tek i afërmi ti; me buzë gënjeshtare ndë zëmërë edhe ndë zëmërë flasënë dy keq.

3Zoti thaftë gjithë buzëtë gënjeshtare, edhe gjuhënë që flet fjalë të mëdha.

4Të cilëtë thanë: Do të madhëroimë gjuhënë t’ënë, buzëtë t’ona janë me ne; kush është zot mbi ne?

5Për punë të vuajturit e dorë-hollëvet, edhe për psherëtimën’ e të nevojëshimet, tashi do të ngrihem, thotë Zoti, do ta vë ndë shpëtim, do të qëndronj përpara ati.

6Fjalët’ e Zotit janë fjalë të këthiellëta, ergjënt i provuarë, treturë ndë enë balte, kulluarë shtatë herë.

7Ti, o Zot, na ruajtish, edhe na mbajtish prej këti brezi gjithë jetënë.

8Të pa-besëtë ecënjënë përqark, kur lartonenë më të këqijt’ e të bijet njierëzet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help