Psalltiri 109 - Albanian Tosk Psalms Konstandin Kristoforidhi 1868(ALPSTO1868)

Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.

1O Perëndia i lavdurimit t’im, mos pushojsh,

2se gojë fajtori, edhe gojë gënjeshtari u hap kundrë meje; folnë kundrë meje me gjuhë të rreme.

3Edhe me fjalë mërie më qarkuanë, e më luftuanë kot.

4Ndë vënt që të më dojnë, kallëzonjënë keq për mua, po unë falem.

5Edhe më bënë keq ndë vënt të së mirësë, edhe mëri ndë vënt të dashurisë s’ime.

6Vërë fajtuar mbi atë, edhe diali ndënjttë prej së diathtash ati.

7Kur të gjykonetë ay, daltë i dëmtuarë, edhe të falurit’ e ati u zëntë për faj.

8U bëfshinën ditt’ e ati të paka, edhe tiatërë martë episkopin’ e ati.

9U bëfshinë bijt’ e ati të varfërë, edhe gruaja e ati e ve.

10Edhe të bijt e ati u siellçinë atej e tëtej, edhe lipshinë, edhe kërkofshinë (të ngrënë) prej vendesh tyre të shkretë.

11Hua-dhënësi i kaptë gjithë çka, edhe të huajtë i rrëmbefshinë mundimetë.

12Mos pastë se kush t’i ndihnjë, edhe mos pastë se kush të dhëmpnjë për të varfërët e ati.

13U shofshinë diemt’ e ati, u shoftë emër’ i atyre prej brezit që vien.

14U kujtoftë pa-udhëri’ e atrëvet ati përpara Zotit, edhe faj’ i s’ëmësë mos u shoftë.

15Qofshinë kurdo përpara Zotit, edhe ngrittë prej dheut kujtimn’ e atyreve.

16Për sa nuk’ u kujtua të bëntej përdëllim, po ndoqi njieri të nevojëshim e dorë-hollë, për të vrarë atë që ka zëmërë të thyerë.

17Edhe sikundrë deshi mallëkim, kështu arthtë mbi atë, edhe sikundrë nukë deshi bekim, kështu u largoftë prej ati.

18Edhe sikundrë veshi mallëkimnë posi petkë, kështu hyftë si ujë ndë zorrët të ati, edhe si vaj ndë ështërat të ati.

19Iu bëftë posi petkë që vesh, edhe posi bres që ngjesh përherë.

20Këtë çpagim paçinë prej Zotit arëmiqt’ e mi, edhe ata që flasënë keq kundrë shpirtit t’im.

21Po ti, o Zot, Perëndi, puno bashkë me mua për emrinë tënt, se përdëllimi yt ësht’ i mirë, shpëtomë.

22Se jam dorë-hollë edhe i nevojëshim, edhe zëmëra ime ësht’ e plagosurë përbrënda meje.

23Shkova posi hije, kur vierr; hidhem posi karkalec.

24M’u këput fuqia e gjunjëvet prej agjërimit, edhe mishi im u lik prej të majturit.

25Edhe un’ u bëshë çpërnderim ndër ata; (kur) më panë, tuntnë krerët’ e tyre.

26Ndihmë, o Zot Perëndia im, edhe shpëto-më pas përdëllimit t’ënt,

27edhe le të ngjohënë, se dora jote është këjo,

28se ti, o Zot, bëre këtë. Ata do të mallëkonjënë, po ti do të bekojsh; ata që ngrihenë kundrë meje u turpërofshinë, po shërbëtori yt do të gëzonetë.

29Veshçinë turp ata që flasënë keq për mua; edhe veshçinë posi petkë turpëjen’ e tyre.

30Do të lavduronj fort Zonë me gojët t’ime, edhe do t’e lavduronj ndë mes të shumëve,

31se rri prej së diathtash të nevojëshimit për të shpëtuarë shpirtin’ e ati nga ata që e ndiekënë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help