1Shpëto-më, o Zot, prej njieriut keq, ruaj-më prej burrit shtrëmbërë,
2të cilëtë mendonjënë të këqia ndë zëmërë, gjithë ditënë mbëlidhenë për luftëra.
3Mbrehnë gjuhën’ e tyre posi të gjarpërit; vërer aspidhe është ndënë buzët të atyre. Sellah.
4Ruaj-më, o Zot, prej dorësë fajtorit, shpëto-më prej njieriut shtrëmbërë, të cilëtë mendonenë të shkasënë çapet’ e mi.
5Madhështorëtë fshehnë kurth kundrë meje, edhe me tërkuzë ndejtinë rrieta ndë këmbët’ e mia; ngrehënë leq mb’udhë për mua. Sellah.
6Thashë Zotit: Ti je Perëndia im, vërë vesh, o Zot, zërit lutëjesë s’ime.
7Zot Perëndi, fuqi’ e shpëtimit t’im, ti më mbulove kryetë ndë ditët të luftësë.
8Mos apç, o Zot, fajtorit dëshërimetë; mos lësh të mbaronetë mendim’ i ati, që të mos lartonenë. Sellah.
9Kryet’ e atyreve që më qarkonjënë, e mbuloftë të keqt e buzëvet atyre.
10Rafshinë thëngjij të ndezurë mbi ata; u hethçinë ndë ziar, ndë gropa të thella, që të mos ngrihenë më.
11Njieri gjuhë-keq mos këndoftë mbi dhet; të keqtë do të ndiekë njierin’ e shtrëmbërë, për të vdierrë.
12E di, se Zoti do të bënjë gjyqn’ e dorë-hollëvet, edhe gjyqn’ e të nevojëshimet.
13Po të drejtëtë do të lavdonjënë emrin tënt, edhe të drejtëtë do të rrinë për-anë faqesë s’ate.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.